Art&Argëtim

Çiljeta shtatzënë? Këngëtarja sqaron lajmin e bujshëm: Jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek

19 Qershor 2020, 10:41 Nga DOSJA
Çiljeta shtatzënë? Këngëtarja sqaron lajmin e

TIRANË– Këngëtarja Çiljeta Xhilagaka sqaruar lajmin e bujshëm që qarkulloi në media një ditë më parë, ku u raportua se ajo është në pritje të fëmijës së parë me partnerin e saj Alban Hoxha.

Në një status në rrjetet sociale, Xhilaga shkruan se nuk e kanë shënuar ende golin, duke hedhur kështu poshtë lajmin për pritjen e fëmijës.

“Faleminderit që na zgjuar me ketë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur,”- shkruan Çiljeta në Instagram.

Një ditë më parë bëri bujë lajmi se këngëtarja ishte në pritje të fëmijës së parë me Albanin, por mesa duket nuk qenka e vërtetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban hoxha çiljeta xhilaga alban hoxha çiljeta xhilaga

Sondazh

Poll