Art&Argëtim

FOTOT: Kuvend po jo pa pirë kafen e mëngjesit, zakoni i deputetëve të vendit, kush është ministri i Ramës që s’i duron

18 Qershor 2020, 15:04 Nga DOSJA

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish sot. Si çdo të enjte nuk kishte si t’i shpëtonte “syrit” të publikut edhe parada e të zgjedhurve të qytetarëve.

Sigurisht që as këtë seancë nuk kanë munguar maskat, por një fjalë e panjohur ka qënë “distancimi social”. Deputetët socialist duket se nuk rrinë dot larg kolegëve të tyre, dhe pozojë për foto.

Nga pamjet që ka publikuar fotografi Agim Rama, deputetët hynë njëri pas tjetrit në sallë por gjithmonë konsumojnë një kafe tek biznesi para Kuvendit.

Ndërkohë i vetmuar dhe pa truproja, ndryshe nga kolegët e tij është ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi. Sipas fotografit, ministri është i vetmi që qarkullon pa truproja. 

Ndërsa deputeti Besnik Troplini, duket se e vlerëson më shumë nga të gjithë faktin që ka pasur mundësinë që të jetë në Kuvend, duke i ndarë me fotografin edhe dy fjalë: Më ra telebingo që të ulem në Kuvend!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale kuvendi i shqiperise seance plenare 18 qershor 2020 kuvendi i shqiperise seance plenare 18 qershor 2020

Sondazh

Poll