Art&Argëtim

Për 10 vjetorin e djalit të tij të parë, Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak! I dhuron ‘kopjes së tij’ atlete 278 euro

17 Qershor 2020, 19:19 Nga DOSJA
Për 10 vjetorin e djalit të tij të parë, Cristiano Ronaldo

PORTUGALI-Djali i futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo ka festuar ditën e sotme 10 vjetorin e tij të lindjes.

35 vjeçari, ndau një pamje të ëmbël të djalit të tij të madh, i cili duket kopje e të atit dhe e quajti “burim krenarie”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo ka uruar të birin aty ku shkruan:

-“Nuk mund ta besoj se djali im është 10 vjeç! Ndërsa koha kalon, ti ke qenë gjithmonë burim krenarie për babin që të do kaq shumë. Gëzuar qenush!  Kalofsh një ditë të gëzuar, të dua shumë!”.

Futbollisti i dhuroi një palë atlete sportive të birit për ditëlindje, ndërsa në foton e postuar vihet re se dhe Ronaldo mban një palë të njëjta qe kushtojne 278 euro secila.

Cristiano është gjithashtu baba i binjakëve, Eva dhe Mateo, tre vjeç, të lindur përmes një nëne bartëse si edhe i vajzës Alana, nga lidhja e tij me të dashurën modele, Georgina Rodriguez.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz cristiano ronaldo dhuratë djali cristiano ronaldo dhuratë djali

Sondazh

Poll