Art&Argëtim

Rrezikon burgim të përjetshëm/ Aktori i njohur, Danny Masterson akuzohet për përdhunimin e 3 grave

18 Qershor 2020, 13:14 Nga DOSJA
Rrezikon burgim të përjetshëm/ Aktori i njohur, Danny Masterson

SHBA– Janë të shpeshta rastet kur personazhe të njohur të artit apo politikës janë përfshirë në afera seksuale, ose  u janë zbuluar edhe rastet kur ato kanë qenë abuzues seksual ndaj të miturëve.

Një ngjarje e tillë sipas mediave të huaja ka ndodhur edhe yllin e njohur të serialit  “That ’70s Show”, Danny Masterson është akuzuar  për përdhunimin ne 3 grave. Lajmi është bërë me dije nga avokati i Qarkut në Los Angeles, Jackie Lacey, i cili njoftoi se aktori është akuzuar për përdhunimin e grave në incidente të ndryshme, ngjarje të cilat kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2003.

Për këtë arsye  mbi 44-vjeçarin Masterson rëndon akuza për përdhunimin e një gruaje, asokohe 23-vjeçare mes janarit dhe dhjetorit të 2001.

Ai gjithashtu akuzohet për përdhunimin e një gruaje 28-vjeçare në prill 2003 dhe diku midis tetorit dhe dhjetorit të atij viti për dhunimin e një gruaje, asokohe 23 vjeçe, të cilën zyrtarët thonë se ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Çdo krim që pretendohet të ketë kryer aktori,  kanë ndodhur në shtëpinë e të pandehurit, tha Zëvendës Prokurori i Qarkut Reinhold Mueller i Divizionit të Krimeve Seksuale, i cili po ndjek çështjen. Tashmë Masterson, i cili u mor në paraburgim ditën e djeshme rrezikon të dënohet me 45 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ndërkohë mediat e huaja nuk kanë bërë publike emrat e viktimave të pretenduara.  Masterson është martuar me aktoren dhe modelen Bijou Phillips që nga viti 2011.

Sa i përket kësaj, avokati i Masterson, Tom Tomere tha në një deklaratë se klienti i tij është i pafajshëm:  Z. Masterson është i pafajshëm dhe ne kemi besim se ai do të shfajsohet kur të gjitha provat të dalin përfundimisht në dritë dhe dëshmitarët të kenë mundësinë të dëshmojnë.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz danny masterson hollywood hills jackie lacey los angeles danny masterson hollywood hills jackie lacey los angeles

Sondazh

Poll