Art&Argëtim

Basha u përdorte këngët në protestat për rrëzimin e qeverisë Rama, tërhiqet nga muzika grupi “Troja”: Kurrë s’kem

17 Qershor 2020, 18:25 Nga DOSJA
Basha u përdorte këngët në protestat për rrëzimin

PRISHTINË– Pas gati 30 vite karrierë muzikore, grupi i njohur i muzikës ‘rock’ “Troja” është shpërndarë. Lajmin e ka bërë vetë të ditur grupi me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë perçarë. Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata. TROJA i ka mbijetu shumë sistemeve që nga para lufta po edhe nga pas lufta, e gjithë kjo duke iu falemnderu juve që na keni dëgju dhe perkrahë,”-shkruhet në njoftimin e tyre.

POSTIMI I PLOTË:

I erdh fundi edhe këtij muhabeti… TROJA ka një kohë që nuk ka qenë aktive në skenë edhe pse ka pasur tendenca të paraqitjes me formacione të ndryshme. Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë perçarë. Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata. TROJA i ka mbijetu shumë sistemeve që nga para lufta po edhe nga pas lufta, e gjithë kjo duke iu falemnderu juve që na keni dëgju dhe perkrahë. Kurrë, TROJA nuk ka qenë personale vetëm e njërit apo tjetrit anëtar, e as më pak pronë private, por e gjithë juve që na keni motivu për me kriju diçka më ndryshe. E dimë që disa kanë me u mundu me keqpërdorë emrin TROJA, edhe kengët e TROJËS – dhe ju dëshirojmë fat! Disa kanë me këndu dhe kanë me u paraqitë si “TROJA,” po ajo është vjedhje e mundit, identitetit dhe ideologjisë të cilin ky bend e ka paraqitur me dekada. “Por kultura kultivohet – nuk blehet me pare as nuk vjedhet” Çdo aktivitet që mbahet në emër te grupit TROJA që më parë nuk ështe lajmëruar në faqën zyrtare të saj, është keqpërdorim dhe abuzim i emrit të grupit dhe vlerave artistike te saj, të kultivuara me vite. Faleminderit të gjithëve që na keni dashtë, shajtë dhe përkrahë, na keni urrejtë, na keni dëgju, por edhe atyre që na ka kanë dëgju fshehurazi. Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e familjës TROJA – që nga themelimi i saj në 1991 nga Florent Bajrami (Flokqi), Tomorr Arifi, Visar Blaku dhe Ismail Beqa (Maki). Shumë artista, producenta e muzicient kanë kontribu që TROJA të jetë ajo që ështe: Leonard Canhasi, Armend Xhaferi, Pëllumb Ballata, Gent Bajrami, Eduard Qarri, Elod Bajrami, Adhurim Shabani, Edmond Gjinoli, Babuka, Geza, Muharem Veseli (Muha), Fali, Shkelzen Veseli, B.B Poqi, Flaka Krelani, Florent Boshnjaku, e plot plot të tjerë, të cilët i falemnderojmë. KEMI KRIJU DIÇKA TË BUKUR! Po, qysh ka thënë një personalitet i joni (emrin nuk po ja përmendim) “Jetojmë në një kohë ku injorantët dhe të padijëshmit kanë fitu më shumë vetëbesim sesa të mençurit” besa edhe përkrahje. Deri në takimin tonë të rradhës. TROJA juaj!

Troja u themelua në vitin 1990 në Prishtinë nga basisti Ismajl (Mak) Beqaj dhe vokalisti Tomorr (Toma) Arifi. Po në këtë vit, grupit iu bashkuan kitaristi Florent Bajrami dhe bateristi Visar Blaku. Ndërsa vokalisti Bujar Berisha, bateristi Violand Shabani dhe basisti Agron Ejupi u bënë pjesë e grupit gjatë viteve të fundit.

Grupi është i njohur për këngët:“Mbretnesha kohë”, “Demokraci”, “Amaneti i Clown-it”, etj. Këto këngë janë përdorur edhe për protestat që opozita jashtëparlamentare organizionte thuajse një vit më parë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përdorimi i muzikës së tyre atë kohë ngjalli zemërim nga anëtarët e grupit, të cilët u distuancuan dhe kërkuan që këngët e tyre të mos përdoreshin më për tubime politike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture grupi troja ndahet grupi troja grupi troja ndahet grupi troja

Sondazh

Poll