Ekonomi

Sërish mot i paqëndrueshëm, ja si do jenë temperaturat nesër

16 Qershor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Sërish mot i paqëndrueshëm, ja si do jenë temperaturat

TIRANË- Vendi sot është përfshirë nga reshje shiu dhe temperaturat janë ulur. Në një njoftim nga Shërbimi Metreologjik Ushtarak njofton se për nesër moti parashikohet që të jetë sërish i paqëndrueshëm. Do të ketë kthjellime që do pasohen ga vranësira paradite, ndërsa pasdite do të ketë më tepër kthjellime.

“Ditën e mërkurë moti parashikohet i paqendrueshëm. Hera herës kthjellimet do të pasohen nga zhvillime vranësirash. Pasdite e në mbrëmje më tepër kthjellime. Reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të ulët e mesatar. Lokalisht në orët e paradites reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e mesatare, kryesisht në bregdet. Valëzimi i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen në: zonat malore 12º deri 22ºC; zonat e ulëta 14º deri 28ºC; zonat bregdetare 15 º deri 27ºC. Ju urojmë një pasdite të mbarë!”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale moti per neser reshje shiu ulen temperaturat moti per neser reshje shiu ulen temperaturat

Sondazh

Poll