Art&Argëtim

“Hë shpirt”, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nisin pushimet e verës, këngëtarja tregon momentet e bukura nga plazhi

14 Qershor 2020, 13:05 Nga DOSJA
“Hë shpirt”, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nisin pushimet e

TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi është një prej emrave më të përfolur të showbizzit shqiptar. Ajo ndan herë pas here momente nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram, e sëfundmi ka treguar edhe sesi po kalon ajo  me partnerin e saj, aktorin e njohur të humorit, Romeo Veshaj.

Përmes një video të shkurtër në Instastory, Jonida ka treguar se këtë fundjavë po e kalon në jugun e Shqipërisë, e mesa duket teksa po kalojnë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit Jonida këtë moment të ëmbël e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram.

Teksa në fillim kameran e telefonit e ka nga vetja, tregon që gjendet në plazh e më pas e kthen nga Romeo të cilit ia këcet disa herë gishtërinjtë, dhe ai kur ngre kokën i përgjigjet: Hë shpirt.

Dyshja e njohur janë përfolur gjatë për lidhjen e tyre, por të rikthyer sërish bashkë, ata treguan dashurinë e madhe për njëri-tjetrin ku pak kohë më parë ata bënë të njëjtin tatuazh

Të dy ata gdhendën përjetë në trupin e fjalët: Hate&Love, (dashuri dhe urrejtje), Jonida në krah, ndërsa Romeo në këmbë, një veprim ky që la të kuptohet se çifti tashmë zor se mund të ndahen, sikurse u përfol gjatë në mediat rozë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jonida maliqi romeo veshaj jonida maliqi romeo veshaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Qershor 2020, 10:57

TIRANË-Dëshmia e të birit, Veli Binerit, lidhur me trajtimin çnjerzor që i’u bëri regjimi komunist familjes së tyre, duke i’u konfiskuar fillimisht ...

Art&Argëtim 13 Qershor 2020, 17:53

TIRANË– Ajo shfaqet gjithmonë provokuese, poza seksi e joshëse dhe është një nga vajzat më të ndjekura të Instagramit. Sot është një modele, që në sh...