Art&Argëtim

I shkruar me përpikmëri prej 1960/ Si u gjend kodi gjenetik nga shkencëtarët, me letër e laps, por pa kompjuter

14 Qershor 2020, 12:25 Nga DOSJA
I shkruar me përpikmëri prej 1960/ Si u gjend kodi gjenetik nga

SHBA– Në kohën kur shkencëtarët zbuluan ADN-në dhe formën e saj të dyfishtë të bashkimit të kromozomeve, ata më në fund kishin identifikuar molekulat që përmbajnë kodin gjenetik unik të çdo njeriu. Me gjithatë përcaktimi se si ato udhëzime interpretoheshin nga qelizat ishte një sfidë shumë e madhe.

Por shkencëtarët duhet të kuptojnë se si një spirale e dyfishtë nga vetëm katër blloqe enzimash mund të përkthehet në proteina, molekula që janë baza e indeve të gjalla dhe ata duhet ta bënin këtë pa ndihmën e asnjë kompjuteri.

Përmes një tabele të shkruar me përpikëri  dhe me shkrim dore që është ruajtur nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në ShBA, dallohet qartë sa e ndërlikuar ishte zgjidhja. Kjo tabelë që shihet në foto u plotësua nga biokimisti Marshall W. Nirenberg dhe kolegët e tij në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë. Gjatë vitit 1960, ata u përpoqën së bashku me studiues të tjerë për të kuptuar kodin universal të ndarë nga qelizat e çdo organizmi të gjallë.

Proteinat përbëhen nga zinxhirë të lidhur të aminoacideve dhe  ky process zgjat në dy faza. Së pari, informacioni në një molekulë të ADN-së transferohet në një molekulë të ARN-së  që përbëhet nga kode. Qelizat, më pas, përdorin kodet e ARN si udhëzime për të krijuar zinxhirë të aminoacideve që, të marra së bashku, u tregojnë qelizave se kur të fillojnë ose të ndalojnë zinxhirët e aminoacideve. Në vitin 1961, Nirenberg dhe kolegu i tij, J. Heinrich Matthaei, vërtetuan se UUU e kombinimit ishte deshifruar si aminoacid fenilalanine. Gjatë pesë viteve të ardhshme, ekipi kreu më shumë eksperimente për të kuptuar  më shumë kodet.

Më tej grafiku i tyre i punës i bërë nga copa të shumta letre të bashkuara fitoi një koleksion të gjerë kombinimesh letrash dhe simbolesh për të gjetur kombinimet gjenetike. Nirenberg  fitoi cmimin Nobel të vitit 1968 në biologji për punën e tij, një zbulim që njihet si një nga më të rëndësishmit në historinë e shkencës.

Burimi: Washingtonpost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Qershor 2020, 10:57

TIRANË-Dëshmia e të birit, Veli Binerit, lidhur me trajtimin çnjerzor që i’u bëri regjimi komunist familjes së tyre, duke i’u konfiskuar fillimisht ...

Art&Argëtim 13 Qershor 2020, 17:53

TIRANË– Ajo shfaqet gjithmonë provokuese, poza seksi e joshëse dhe është një nga vajzat më të ndjekura të Instagramit. Sot është një modele, që në sh...