Art&Argëtim

Lajm i keq për fansat e Malumës/ Shtyhet sërish koncerti në sheshin “Nënë tereza”, shkak pandemia e Covid-19

12 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Lajm i keq për fansat e Malumës/ Shtyhet sërish koncerti në

TIRANË– Koncerti i shumëpritur i yllit latin  Maluma do të shtyhet sërish pasi organizatorët kanë anuluar shfaqjen e tij që ishte paralajmruar që do të mbahet më 6 shtator në Tiranë. Mësohet se ky ndyshim ka ardhur pasi  kanë frikë nga rikthimi i një vale të dytë të pandemisë së koronavirusit. Ky vendim është marrë nga kompania që menaxhon turneun muzikor të Malumës “Royalty Ëorld Inc”, dhe se koncerti do të shtyhet për vitin e ardhshëm dhe kryesisht ai do zhvillohet më datë 6 qershor të vitit 2021.

Kujtojmë se fillimisht koncerti i Malumës ishte vendosur të mbahej më 14 mars të këtij viti por që vendi u izolua më 10 mars dita kur u regjistruan 2 të infektuar me sëmundjen e vdekjevrurëse, kështu që të gjitha koncertet dhe aktivitetet e tjera u anuluan.

Ndërkohë kompania ka njoftuar se të gjithë qytetarët që kanë blerw biletat t’I ruajnë, pasi ata do të vlejnë për vitin tjetër.

NJOFTIM PËR BILETAT “MALUMA TOUR 11:11”

Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19. Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit. Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty World Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane. Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021.

Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021.
Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja! Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021. Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa preçedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz maluma maluma

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Qershor 2020, 15:24

Pica me gjethe hithre – recetat e karantinës

Masat e karantinës që në Britaninë e Madhe hynë në fuqi më 23 mars dhe që tani janë lehtësuar, u kanë hapur sytë shumë banorëve të qytetit për frutat dhe bimët ...