Bota

Hashim Thaçi bën premtimin publik: Në përfundim të mandatit si President do largohen nga politika

11 Qershor 2020, 18:57 Nga DOSJA
Hashim Thaçi bën premtimin publik: Në përfundim të

TIRANË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është shprehur sot se ai pas mbarimit të mandatit si kreu i shtetit nuk do jetë më pjesë e politikës aktive. Në një intervistë në Syri Tv, Thaçi u shpreh se për pak muaj mbaron mandati i tij si President dhe nuk do kandidojë më për këtë post.

Por ai shtoi se nuk do i rikthehet politikës aktive, por do vijojë jetën si qytetarë i thjeshtë e kërkon që të zgjohet në mëngjes e mos të veshë kostumin e të shkojë në zyrë.

“Unë nuk do jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme. Pas disa muajsh nuk do mendoj se do rikandidohem për president. Do kem një jetë tjetër. Është e mjaftueshme pas dy dekadash me përgjegjësi politike. Unë largohem në rrethana kur vendi është në drejtimin e duhur”, ishte ky premtimi i Thaçit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci thaçi premton largimin nga politika hashim thaci thaçi premton largimin nga politika

Sondazh

Poll