Bota

Vijon rritja e të infektuarve në Kosovë/ Gjatë 24 orëve janë regjistruar 28 raste të reja dhe 8 të shëruar nga Covid-19

11 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
Vijon rritja e të infektuarve në Kosovë/ Gjatë 24 orëve

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus në vend dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 1.326 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 9 raste , komuna e Vushtrrisë 7 raste 3 raste komuna e Fushë Kosovës 3 raste komuna e Rahovecit 2 raste , komuna e Podujevës 2 raste  dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan, Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 8 persona të prekur nga koronavirus dhe nmumri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 921 raste.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur betejën me koornavirusin 31 persona.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll