Art&Argëtim

“Eja në shtëpinë tënde!”, Ftesa e artistëve shqiptarë për të vizituar trojet e parardhësve të tyre, Emina Cunmulaj

11 Qershor 2020, 14:13 Nga DOSJA
“Eja në shtëpinë tënde!”, Ftesa e artistëve

TIRANË– Kledi Kadiu, Emina Cunmulaj e artistë të tjerë shqiptarë, me rastin e 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bëjnë ftesë të gjithë shqiptarëve të vizitojnë trojet e parardhësve të tyre me videon “Eja n’shpinë tënde”.

Dy artistët e mirënjohur shqiptarë që zhvillojnë aktivitetet e tyre profesionale përkatësisht në Itali dhe SHBA, iu bashkuan kolegëve të tyre për të kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Kadiu shprehet:  A e dimë sa të bukura janë vendet tona? Aty ku zemra jote thërret. Aty ku na bashkon një qiell. Të njëjtat dëshira. Shqipëria. Eja në shtëpinë tënde.

“Aty ku janë kujtimet e vjetra e të presin të rejat. Eja në shtëpinë tënde. Kthehu në Malësinë tënde.”- shprehet modelja Cunmulaj.

“Eja në shtëpi. Është fole e jotja sot e 1 mijë vjet Kosova.”– shprehet këngëtari Sabri Fejzullahu.

Video është një realizim i Unionit Rajonal të Bashkive Shqiptare, pjesë e nismës për promovimin e turizmit lokal.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture eja n’shpinë tënde emina cunmulaj kledi kadiu trojet e parardhësve eja n’shpinë tënde emina cunmulaj kledi kadiu trojet e parardhësve

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 11 Qershor 2020, 10:53

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndodhet në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku edhe po zhvillohet seanca ndaj tij. Ndërkoh...