Art&Argëtim

Projekte të reja për Beyonce! Këngëtarja nënshkruan kontratë 100 milionë dollarëshe me studion “Disney”

10 Qershor 2020, 21:00 Nga DOSJA
Projekte të reja për Beyonce! Këngëtarja nënshkruan

AMERIKE-Beyonce, e cila realizoi zërin e Nalas në filmin e ripërpunuar “The Lion King” si dhe e performoi një version të ri të kolonës zanore të këtij projekti, “Can You Feel the Love Tonight”, thuhet se është në bisedime e sipër për ta nënshkruar një kontratë 100 milionë dollarësh me kompaninë e njohur “Disney”.

Nëse gjërat shkojnë mirë me këtë marrëveshje, atëherë Beyonce do të mund të angazhohet për ta interpretuar kolonën zanore të filmit të ri, “Black Panther 2”, i cili pritet të lansohet në vitin 2021 nga studio “Marvel”.

Beyonce është bërë bashkëpunëtore e rëndësishme për kompaninë ‘Disney’ dhe përshtatet shumë mirë me brendin e tyre. Ajo ka punuar në disa projekte të kësaj studioje filmike, përfshirë këtu huazimin e zërit për personazhin Nala në ripërpunimin e filmit të animuar ‘The Lion King’, dhe tani, ata janë të interesuar ta sigurojnë atë edhe për disa projekte tjera. ‘Disney’ e ka prezantuar një marrëveshje prej 100 milionë dollarësh e cila e angazhon Beyoncen në tri projekte të mëdha të tyre, përfshirë këtu vazhdimin e dytë të filmit ‘Black Panther’,” ka thene një burim.

Perflitet se 38-vjeçarja do të shërbejë si narratore për disa dokumentarëve të platformës “Disney+”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz beyonce disney beyonce disney

Sondazh

Poll