Art&Argëtim

“Kishte komplekse”, bodybuilder-i kazak do martohet me kukullën pas operacioneve plastike: Ka ndryshuar shumë, ishte e vë

8 Qershor 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Kishte komplekse”, bodybuilder-i kazak do martohet me kukullën

KAZAKISTAN-Një bodybuilder kazak ka në plan të martohet me të dashurën plastike Margo, të cilën e trajton si një grua të vërtetë. Yuri Tolochko dhe e dashura e tij Margo, janë në një lidhje prej 8 muajsh. Propozimi erdhi pasi Tcholoko i bëri disa ndërhyrje estetike kukullës, pasi mendonte se ajo kishte komplekse.

Kur e prezantova për herë të parë, pati shumë kritika dhe ajo filloi të kishte komplekse, kështy që vendosa t’i bëj ndërhyrje plastike. Ajo ka ndryshuar shumë. Në fillim ishte e vështirë për t’u pranuar, por më vonë u mësova me të”, tha ai.

“Çifti” u takua për herë të parë në një bar, ku Tolochko pretendon se e shpëtoi Margon nga një djalë i ri, i cili e trjatonte keq. Që nga ai moment të dy kanë qenë të pandarë.

Ajo nuk mund të ecte vetë, kërkonte ndihmë. Margo nuk di të gatuajë, por dashuron kuzhinën gjeorgjiane. Ushqimi i saj i preferuar është “khinkali”, u shpreh kazaku me një fytyrë serioze për Qendrën Europiane të Lajmeve.

Tolochko i ka hapur Margos edhe një profil në Instagram, ku dokumenton aventurat e saj dhe mbrëmjet jashtë shtëpisë. Ai pretendon, se i ka gjetur kukullës edhe një vend pune si kamariere, në përshtatje me aftësitë fizike.

Së fundmi, Tolochko ka pranuar ftesën për të dalë me Margon në një emision humori rus, ndërsa datën e martesës nuk e ka njoftuar ende.

Marrë nga 9GAG

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kukulla plastike yuri tolochko kukulla plastike yuri tolochko

Sondazh

Poll