Art&Argëtim

“E lumtur që ndaj me ty…”, Eni Çobani i bën urimin e veçantë Ardit Gjebreas për ditëlindjen (FOTOT)

8 Qershor 2020, 07:12 Nga DOSJA
“E lumtur që ndaj me ty…”, Eni Çobani i bën

TIRANË– Ditën e djeshme, kantautori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea ka festuar ditëlindjen, nuk kanë munguar urimet nga familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.

Mes  shumë urimesh nga personazhe të njohur të skenës shqiptare, ka rënë në sy edhe urimi që Eni Çobani i ka bërë Gjebreas për ditën e lindjes.

Ata janë kolegë prej vitesh që kanë punuar për emisionin “E Diela Shqiptare”, dhe raporti i mirë mes tyre vihet re nga postimet që të dy bëjnë herë pas here në rrjetet sociale.

Eni ka shkruar se ndihet e lumtur që punon në një punë plot dedikim dhe mirësi, krah Arditit.

“Miku im urimet e shumta për ty janë kuptimplotë dhe me bekimin e një zemre të madhe dhe dashurisë që jep për këdo që ke afër. Të uroj edhe 100 vite, jetofsh dhe gëzofsh jetën dhe familjen tënde. E lumtur që ndaj me ty orë të një pune plot dedikim dhe mirësi.”-  ka shkruar Eni.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ardit gjebrea eni cobani ardit gjebrea eni cobani

Sondazh

Poll