Insights

Për ata që duan të dinë të vërtetën mbi restaurimin në Kalanë e Durrësit pas tërmetit

8 Qershor 2020, 07:47 Nga DOSJA
Për ata që duan të dinë të vërtetën mbi

DURRËS– E kam fjalen per restaurimin e kulles bizantine te Durresit dhe per punimet qe kryhen ne te.

Eshte thene se projektet jane hartuar nga persona te pa licensuar. Se pari, ende nuk eshte hartuar projekti i restaurimit. Ne kete faze fillestare eshte hartuar vetem nje projekt qe parashikon sigurimin e objektit, cvendosjen e blloqeve te rrezuar, pastrimin e vegjetacionit etj. per te krijuar kushtet per te kryer dokumentacionin arkitektonik, konstruktiv, gjeologjik, arkeologjik, te cilat do te na japin me saktesi gjendjen ekzistuese, shkallen dhe shkaqet e demtimeve.

Duke i pasur keto te dhena do te mund te hartohet projekti i fazes se dyte per restaurimin e objektit. Se dyti, ky projekt fillestar eshte hartuar edhe nga dy Profesora, te cilet i disponojne licensat perkatese. Se treti Fondacioni nuk eshte financuar nga Ministria e Kultures, por nga shteti Suedes. Persa me siper vertetohen dhe nga Vendimi nr. 15, dt. 074.01.2020 i Keshillit Kombetar i Trashegimise Kombetare Materiale dhe nga dokumentacioni i tenderimit te punimeve, te cilat janë publike.

Shtoj se fleta qe keni botuar, thjesht përmban emrin e nje titullareje te Fondacionit qe posedon vule elektronike per t’iu drejtuar, sipas rregullave, Bashkisë se Durresit per te nxjerre lejen per fillimin e punimeve.

Postime te tilla te pa verteta qe e desinformonje opinionin shoqeror, nuk e nderojne Forumin tuaj dhe cenojnë synimet qe i ka vene vetes.

 *Marrë nga Facebook-u i autorit 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog gjerak karaiskaj termeti i 26 nentorit termeti ne durres gjerak karaiskaj termeti i 26 nentorit termeti ne durres

Sondazh

Poll

Insights 7 Qershor 2020, 12:06

Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej max...

Insights 7 Qershor 2020, 10:58

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.-Po,për atë e kam fjalën.-Ta ndihmojmë?Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e...

Insights 5 Qershor 2020, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendoi dje se nuk ka premtuar një paketë të tretë ekonomike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Rama tha se po keqcitohe...