Insights

FACT-CHECK/ Lajmi i rremë që mbushi mediat: Ben Blushi largohet nga Top Channel… ja si qëndron e vërteta

7 Qershor 2020, 15:22 Nga DOSJA
FACT-CHECK/ Lajmi i rremë që mbushi mediat: Ben Blushi largohet nga

TIRANË– Ditën e sotme media të ndryshme në Shqipëri, kanë lajmëruar largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Top-Channel, Ben Blushi.

Përmes artikujve të publikuara nga shumë media, lajmi që Blushi mund të largohet nga Top-Channel ka ‘marrë dhenë’.

Përveç largimit, mediat janë nxituar t’i gjejnë edhe zëvendësuesin Blushit dhe sipas tyre është Ledion Liço.

Por si qëndron e vërteta?

Dosja.al ka mësuar se Blushi do të vijojë të mbetet drejtori i Përgjithshëm në këtë media dhe deri më tani nuk ka asnjë plan të tillë për largim.

Lajmi i plotë që qarkulloi në portale

Edhe pse jemi ende në qershor, televizionet e mëdha kanë menduar që tani për ndryshime dhe risi në sezonin e ardhshëm që nis në shtator. Prej kohësh po përflitet që “Portokalli” pas 17 vitesh do të largohet nga “Top Channel”, po zyrtarisht ende nuk i kanë konfirmuar këto zëra. Burime për “iconstyle.al” bëjnë me dije se regjisori i këtij spektakli humori Altin Basha, nuk do të jetë më dhe ai do të largohet nga “Top Channel”, ndërsa për fatin e “Portokalli” ende nuk ka asgjë konkrete. Të njëjtat burime thonë se ndryshime rrënjësore do të ndodhin në bordin drejtues të “Top Channel”.
Që nga shtatori mendohet se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të “Top Channel” dhe pikërisht në vendin e tij do të vijë Ledion Liço.

Ledioni rikthehet në “Top Channel” dhe besojmë që për të gjithë ky është një lajm i mirë duke ditur vizionin dhe talentin e moderatorit të njohur. Nuk dihet nëse rikthimi në “Top Channel” sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë, por dimë të themi se ekranit i mungon. Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë aktiv në botën e ekranit, por gjatë kësaj kohe ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV”. Gjithashtu ai është producenti ekzekutiv i “Digitalb”. Ndërsa, Ben Blushi që në janar të vitit 2018 është Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel” Ngelet për t’u parë nëse këto zëra që po qarkullojnë këto ditë nëpër korridoret e “Top Channel” janë të vërteta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck ben blushi top channel ben blushi top channel

Sondazh

Poll

Insights 7 Qershor 2020, 12:06

Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej max...

Insights 7 Qershor 2020, 10:58

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.-Po,për atë e kam fjalën.-Ta ndihmojmë?Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e...

Insights 5 Qershor 2020, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendoi dje se nuk ka premtuar një paketë të tretë ekonomike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Rama tha se po keqcitohe...

Insights 3 Qershor 2020, 11:51

Tregim: I vdekur, pa varr…

Ishte fundi i Gushtit. Vapa përvëluese, shoqëruar me një duhmë ajri të nxehtë, ngrihej nga kalldrëmet e gurta të qytetit dhe futej brenda shtëpisë sime, sikur d...