Insights

Qeveria e Turpit!

7 Qershor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Qeveria e Turpit!

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë që  Kuvendi i Kosovës votoi në një kandar farmacie Qeverinë Hoti. Kjo, pasi vetëm me një votë u bë e mundur të arrihej maxhoranca.  Në historinë e shkurtër të shtetit të Kosovës Qeveria e Avdullah Hotit është e para që mvaret nga Lista Serbe Srpska që ka 10 vota në kuvend. Jo më kotë gazeta serbe Alo.rs, shkruante: “Të gjitha vendimet e qeverisë Hoti varen nga Lista Serbe”! Nën dirigjimin e Diplomatit Amerikan Grenell, u rrezua Qeveria Kurti (që nuk mundi as të shtrojë në zyra  qylimat e kuq të pushtetit), duke krijuar një orkestër të re qeverisëse, ku violin e parë është z.Hoti. Në këtë orkestër të ç’akorduar qeverisëse që kurrsesi nuk përqaqëson vullnetin e popullit te Kosovës, telat e harpës do t’i luajë Lista Serbe që më shumë se dirigjentin Grenëll, ndjek ritmin e “kompozitorit” Vuçiç në Beograd. Qeveria Hoti, që ka në përbërjen e saj një amalgamë partish, ka shijen e një “sallate ruse” për Beogradin, por, për shumicën e popullit të Kosovës ka shijen e një çorbe të ndenjur, gati të mykur. Heqja e taksës së reciprocitetit është tashmë hapi i parë i hedhur sipas orientimit të Diplomatit  Grenëll.

Kosova në udhëkryq!

Me lojtarë politikë të dalë  boje për shkak të abuzimit me pushtetin, korrupsionin dhe klientelizmin si Thaçi e Mustafa, nën ethet e pandemisë Covid dhe nën presionin e diplomacies serbe për ç’njohje të Kosoves, një erë  që fryn nga Beogradi, po e trazonë horizontin e saj me re të zeza. Ndërsa “Dielli” europian po i lëshon rrezet pjertaz. Ka mbetur në trenin e fundit të integrimit për në familjen europiane, megjithëse përdor si monedhë kombëtare euron. Lojtari Isa Mustafa që vuri fytyrën e pastër të Vjosa Osmanit për të retushuar imazhin e  turbullt të LDK-së, tani e flaku atë si kartë pa vlerë duke u kapur me thonjë pas pushtetit. Kur panë që lideri i Vetendosjes Kurti  bashkë me Vjosa Osmanin po fitonin autoritet të madh në popullin e Kosovës, si dhe po u tregonin diplomatëve të sojit Grenell se para karriges së pushtetit preferonin interesat e kombit, u lëshuan si lukuni brejtësash për të gërryer këmbët e karriges së brishtë kryeministrore të Vetë-vendosjes, që ta zëvendësonin me Ata-vendosin. Kosova sot është në udhëkryq për shkak të qeverisë uloke të Avdullah Hotit që mund të kapi autobuzin rrangallë të  linjës  për në Beograd, por kursesi trenin e shpejtë të Europës. Shto në këtë situatë të trazuar edhe fuqizimin e lobit serb, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Albin Kurti-Lideri të ardhmes europiane të Kosovës.

Albin Kurti qëndroi vetëm 50-ditë Kryeministër, por kostumi i tij prej shtetari si dhe qëndrimi dinjitoz para ndërkombëtareve, shfaqi në sytë e popullit të Kosovës një imazh krejt ndryshe nga pushtetarët e mëparshëm. Energjia e z.Kurti në përballimin e pandemisë shoqëruar me masat ekonomike për të ndihmuar bizneset, ishin ku e ku më efikase se sa të atdheut mëmë, ku qeveris Rama. Kundërshtarët e vet politik si Mustafa, Thaçi e Haradinaj i thyen Albin Kurtit karrigen e kryeministrit po pa dashur i ngritën në sytë e elktoratit të Kosovës një pidestal nga ku në zgjedhjet e ardhëshme, do ketë një rezultat shumë më bindës se zgjedhjet e Tetorit të 2019-tës.

130 vite më parë, Fuqitë e Mëdha i dhanë krahinat shqiptare të Grudës e Hotit, Malit të Zi. A mos vallë sot kanë zgjedhur qeverinë e z.Hoti për të copëtuar sërisht Kosovën, duke shkëmbyer territore shqiptare me Serbinë? Heronjtë e mbrotjes së Kosoves si Isa Boletini, Hasan Prishtina ,Shote e Azem Galica sot kanë lënë pasardhësit e tyre te Vjosa Osmani e Albin Kurti.

Hot e Grudë’ na janë betue

Vin’ n’Shkodër me qa dert’

Pa gjak malet mos me I lshue

Jena nis me u ba milet.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione avdullah hoti ilir gjini qeveria e re ne kosove avdullah hoti ilir gjini qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Insights 7 Qershor 2020, 10:58

Historia e mollëve, tragike dhe komike…

-E sheh atë plakun atje?-Atë me shkop që mezi ecën?-pyeti gruaja.-Po,për atë e kam fjalën.-Ta ndihmojmë?Nuk ishte nevoja se pas disa hapash ai u fut tek hyrja e...

Insights 5 Qershor 2020, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pretendoi dje se nuk ka premtuar një paketë të tretë ekonomike. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Rama tha se po keqcitohe...

Insights 3 Qershor 2020, 11:51

Tregim: I vdekur, pa varr…

Ishte fundi i Gushtit. Vapa përvëluese, shoqëruar me një duhmë ajri të nxehtë, ngrihej nga kalldrëmet e gurta të qytetit dhe futej brenda shtëpisë sime, sikur d...