Art&Argëtim

“Më përqafoi duke qarë, kishte mbushur murin me fotot e mia”, Devis Xherahu tregon historinë me fansen e çmendur: I ati

7 Qershor 2020, 20:18 Nga DOSJA
“Më përqafoi duke qarë, kishte mbushur murin me fotot e

TIRANË– Këngëtari Devis Xherahu ka treguar detaje nga jeta e tij private.

I ftuar në “Why not”, këngëtari që të shumtën e kohës e kalon me koncerte në Greqi, rrëfeu një histori me një vajzë që ishte fiksuar pas tij, sapo e kishte parë.

Devisi tregoi se me vajzën ishte njohur në Las Vegas gjatë një koncerti dhe ajo kishte shkuar ta përqafonte duke qarë.

Më tej, këngëtari tregon se vajza në fjalë ishte fansja e tij e zjarrtë, dhe se i ati i kishte treguar me foto se si vajza e kishte mbushur murin me fotot e shqiptarit.

Pjesë nga biseda

Roza Lati: Të ka ndodhur ndonjë histori interesante nëpër koncertet e tua?

Devis Xherahu: Ka ndodhur shumë herë. Një herë kam qenë në Las Vegas. Në 2007 shkova në një turne Amerikë-Kanada. Qyteti i parë ishte Las Vegas, siç po këndoja pashë dy motra që ngjisnin shumë. Njëra vetëm qante, e thashë si ka mundësi. Një moment, siç po flisja me orkestrën ajo vjen e më përqafon, u var e gjitha e po qante. 

I thashë faleminderit, u ndjeva mirë. Zbres poshte dhe më thotë i ati, e më thotë është fansja jote më e zjarrtë, më tregoi disa foto, i gjithë muri i shtëpisë me fotot e mia. Ishte greke e lindur në Amerikë. Më thotë i ati, kjo është 18 vjeç por edhe të të them të të bëj dhëndër, aman merre se kjo vetëm për ty flet. Ishte një rast që më ka ngelur në kujtesë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz devis xherahu devis xherahu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Qershor 2020, 16:56

TIRANË– Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eris Grezda janë në prag të fejesës.Panorama shkruan se dyshja e njohur janë gati të shkëmbejnë unazat...