Showbiz

‘Plas’ festa! Ardit Gjebrea ‘nuk pyet’ për koronavirusin, feston 57 vjetorin e lindjes në shoqërinë e miqve dhe familjarëve, dhurata më e bukur i vjen nga…

VIDEO
Këtë e ka bërë me dije vet Gjebrea nëpërmjet rrjeteve sociale ku të pranishëm në festën e tij të ditëlindjes ishin edhe artistë shumë të njohur si: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola, Marsela Çibukaj, Eni Çobani e shumë të tjerë, ku asnjëri prej tyre nuk kanë marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi e ku rregullat e distncimit t social as që janë diskutuar.  
Featured image of article: ‘Plas’ festa! Ardit Gjebrea ‘nuk pyet’ për koronavirusin, feston 57 vjetorin e lindjes në shoqërinë e miqve dhe familjarëve, dhurata më e bukur i vjen nga… Ardit Gjebrea, Ana dhe Anila Gjebra

TIRANË- Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ditën e sotme feston 57 vjetorin e lindjes. Mederatori  ka pritur vitin tjetër të jetës së tij me miqtë dhe familjarët e tij në Sarandë ku sapo ka kaluar ora 00;00 ka plasur festa.

Këtë e ka bërë me dije vet Gjebrea nëpërmjet rrjeteve sociale ku të pranishëm në festën e tij të ditëlindjes ishin edhe artistë shumë të njohur si: Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Kejsi Tola, Marsela Çibukaj, Eni Çobani e shumë të tjerë, ku asnjëri prej tyre nuk kanë marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi e ku rregullat e distncimit t social as që janë diskutuar.

E nërkohë moderatori Arditi ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram disa moment nga festa e tij e ditëlindjes, i cili ndër të tjera është shprehur shumë i emocionuar për surprizën që i bëri e bija . Ana Gjebrea së bashku me Kejsi Tolën kanë kënduar një duet të dyja dhe për të ky ishte momenti më i bukur gjatë festës së ditëlindjes.

 “Dhurata më e bukur nga Ana Gjebrea dhe Kejsi Tola”, ka shkruar Ardit Gjebrea, bashkëngjitur videos që ka shpërndarë në ‘Intsstory” .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por Arditi nuk e ka lënë me kaq pasi pak rë më parë ka bërë një postim në rrjetin e sja të Instagramit një foto  ku shfaqet me bashkëshorten Anila dhe vajzën Ana, i cili ka shkruar se familja e tij është dhurata më e bukur që i ka falur Zoti.

 “Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”! Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri”, është shprehur ai.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment