Art&Argëtim

Dhuroi 2 milion dollarë për familjarët e George Floyd/ Kanye West bën gjestin emocionues, paguan edhe tarifën e plotë të

5 Qershor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Dhuroi 2 milion dollarë për familjarët e George Floyd/ Kanye West

AMERIKE– Reperi amerikan Kanye West do të bëjë një gjest shumë human për vajzën e të ndjerit Floyd.

“TMZ” bën me dije se Kanye do e paguajë për 6 vite me radhë tarifën e shkollimit të vajzës së afro-amerikanit, i cili humbi jetën nga ish-oficeri i policisë që i vendosi gjurin në qafë dhe ai nuk mundi dot të merrte frymë.

Gianna është vetëm 6 vjeç dhe së fundmi ajo është parë në një foto teksa qëndronte në shpatullat e xhaxhait të saj dhe thoshte se “babi ndryshoi botën”.

Kanye gjithashtu ka dhuruar edhe 2 milion dollarë për familjarët e George Floyd: Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor, ndërsa do vazhojë të ndihmojë të gjithë njerëzit afro-amerikanë që kanë rënë pre e racizmit dhe janë dhunuar.

Raporti i autopsisë së vdekjes së Floyd është bërë publik, aty ku thuhet se erdhi nga një arrest kardiopulmonar pasi oficeri i policisë në Minneapolis Derek Chauvin, i ngjeshi qafën për më shumë se tetë minuta ndërsa ishte duke e arrestuar.

(A.B/A.K)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz george floyd kanye west shkollim vajza george floyd kanye west shkollim vajza

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Qershor 2020, 16:45

AMERIKE– “Mbreti” i fitimeve në Instagram për këtë vit është Cristiano Ronaldo. Futbollisti i njohur kryeson listën me 41 milionë euro duke lënë kështu mënjanë ...