Ekonomi

Manastirliu inspekton punimet e Qendrës Shëndetësore Vorë: Shërbim 24 orësh dhe ambulancë në dispozicion për emergjenca

27 Mars 2019, 13:34 Nga DOSJA
Manastirliu inspekton punimet e Qendrës Shëndetësore Vorë:

VORË- Qendra e re Shëndetësore Vorë do të përfundojë plotësisht brenda muajit Maj, për të ofruar një standard të ri shërbimi për 36 mijë banorët e kësaj Bashkie.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen në këtë qendër, e cila do të ofrojë shërbim 24 orë për banorët e kësaj zone.

Nga një qendër e degraduar ndër vite, qytetarët e Vorës do të kenë një qendër model me shërbim 24 orë si dhe një autoambulancë në dispozicion për emergjencat.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Edhe stafi mjekësor i kësaj qendre është kompletuar me mjekë dhe infermierë.

Me punësimet e fundit, dy mjekë të rinj dhe 8 infermierë i janë bashkuar ekipit mjekësor në qendrën shëndetësore të Vorës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

Në partneritet me projektin “Shëndet për të gjithë”, 400 mijë Euro është vlera e investimit në këtë qendër, ku do të ofrohet kontrolli mjekësor bazë, e gjithë paketa e kujdesit parësor, shërbimi i radiologjisë dhe urgjenca mjekësore 24 orëshe për banorët e Vorës.

 320 mijë banorë të Tiranës dhe rrethinave kanë përfituar shërbime më cilësore, me rehabilitimin e 17 qendrave shëndetësore të cilat janë përfshirë deri tani në programin e rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore, nga të cilat 15 kanë përfunduar dhe brenda muajit Maj përfundon edhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore Vorë dhe Sauk.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ambulanca ogerta manastirliu spitali i vores ambulanca ogerta manastirliu spitali i vores

Sondazh

Poll