Bota

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e tyre, Lëvizja Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për zgjedhje të parakohshme

1 Qershor 2020, 20:20 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e tyre, Lëvizja

TIRANW-Lëvizja Vetëvendosje që nga dita e nesërme, do të fillojë mbledhjen e firmave për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vetëvendosje bën me dije se mbledhja e firmave do të bëhet nga ora 10:00-18:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Postimi i plotë

”Peticioni duam zgjedhje edhe në sheshin Nëna Terezë Nesër me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19, do të jemi të vendosur në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të mundësuar plotësimin dhe nënshkrimin e PETICIONIT me kërkesën për ZGJEDHJE. Ju mirëpresim.”

Lëvizja Vetëvendosje çoi në Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër të Kosovës, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Thaçi, duke thënë se dekretimi i tij ishte i ligjshëm dhe nuk ka nevojë që të mbahen zgjedhje të parakohshme. Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese, u ka dërguar palëve vendimin, duke i hapur rrugë formimit të qeverisë së re.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lëvizja vetëvendosje zgjedhje te parakohshme lëvizja vetëvendosje zgjedhje te parakohshme

Sondazh

Poll