Aktualitet

Hematoma në trup/ Gjendet i vdekur 20-vjeçari sirian në Durrës, Policia: Ra nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës

2 Qershor 2020, 05:04 Nga DOSJA
Hematoma në trup/ Gjendet i vdekur 20-vjeçari sirian në

Durrës-Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një 20-vjeçar sirian në lagjen nr.1 në Durrës, pranë  ish-hotel Vollga. Mësohet se në trupin e viktimës ka hematoma dhe njolla gjaku. Ndërkohë Policia dyshon se i riu ka rënë nga kati i tretë i ish-hotel Vollgës dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.  Sipas Policisë në ambientet e kësaj godine janë gjetur disa sende personale dhe telefoni i tij.

 

Por burime për Dosja.al bëjnë me dije se një tjetër pistë, ku po hetohet është ajo e grabitjes. Dyshohet  se disa persona kanë grabitur fillimisht të riun dhe më pas e kanë goditur atë me mjete prerëse. Dyshohet se gjatë përpleshjes me viktimën autorët i kanë marrë të riut 1-2 mijë euro.  I riu gjatë periudhës së pandemisë ishte strehuar në ndërtesën e braktisur të ish- hotel ”Vollgës” dhe prej muajsh jetonte në qytetin bregdetar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet siriani i pajetë viktimë në durrës gjendet siriani i pajetë viktimë në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2020, 20:29

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në shkollën e Kamzës, ku roja dhe 3 të rinj, abuzuan seksualisht me një n...