Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Hazizaj tregon skandalin online: Në video kishte 1400 pëlqime dhe komente

1 Qershor 2020, 21:59 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares/ Hazizaj tregon skandalin online: Në

TIRANË– Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj foli në “Open” për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

Hazizaj tha se qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka 2 muaj që e heton rastin. Sipas Hazizaj më shqetësuese është rasti se në video kishte shumë pëlqime dhe komente ndaj rastit dhe nuk e guxoi askush ta denonconte.

Në një rrjet social që unë sdua t’ia them emrin është publikuar videoja. Në videon e publikuar kishte 1400 like dhe shumë burra dhe djem që bënin komente. Komentet ishin bëj dhe këtë, bëj dhe atë. Aty kishte dhe tekst. Kuptohej që ishte përdhunim dhe s’kishte diçka të bërë më dëshira nga ana e vajzës. Kjo tregon që ne kemi një shoqëri maskiliste e cila nuk ka edukimin minimal mbi marrëdhëniet seksuale’- tha Hazizaj.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hazizaj altin hazizaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2020, 20:29

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në shkollën e Kamzës, ku roja dhe 3 të rinj, abuzuan seksualisht me një n...