Aktualitet

Abuzimi i 15-vjeçares, shënimet e rojes në mure, babai: Më ka ikur zari, e shihja tek i jepte vajzës karamele! Djali i ‘monstrës’: E kam rrahur tim atë… Vëllai: E merrnin në makina

  • Djali i rojes: Babai është fajtor, jam konfrontuar fizikisht me të, e kam denoncuar
  • Babai i 15-vjeçares: Më ka ikur truri, videot dolën para 6 muajsh, i tregonte për gangsterllëk
  • Dalin pamjet e shkrimeve kërcënuese, roja la shënimet me bojë të kuqe për 15-vjeçaren
  • Dosja.al ju sjell edhe fotot e kërcënimeve që Abaz Doku, 65-vjeçari që e përdhunoi të miturën kishte lënë mbi muret e lagjes ku banonte e vogla.
    Featured image of article: Abuzimi i 15-vjeçares, shënimet e rojes në mure, babai: Më ka ikur zari, e shihja tek i jepte vajzës karamele! Djali i ‘monstrës’: E kam rrahur tim atë… Vëllai: E merrnin në makina Edmond Thanasaj, Abaz Doku dhe shënimet

    KAMËZDosja.al ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që prej ditësh është bërë kryefjala e mediave vendase. Bëhet fjalë për përdhunimin e 15-vjeçares në “Bregun e Lumit” në Babrru, e cila u shantazhua nga ish-roja i shkollës ku ajo mësonte dhe përfundoi edhe në duart e tre djemve të rinj, dy prej tyre, minorenë gjithashtu.

    Dosja.al ju sjell edhe fotot e kërcënimeve që Abaz Doku, 65-vjeçari që e përdhunoi të miturën kishte lënë mbi muret e lagjes ku banonte e vogla.

    Mirëserdhe në ferr zemër,”- shkruhet në gjuhë angleze mbi qepenë, me bojë të kuqe.

    Shenimi

    Në një prononcim për mediat ka qenë vetë djali i Dokut ai që ka shprehur revoltën kundër të atit, me të cilin thekson se është konfrontuar edhe fizikisht. Ai e ndëshkon të atin dhe shprehet se duhet të marrë dënimin që meriton për aktet që ka kryer. Djali i Dolut ka theksuar se babain e ka denoncuar edhe më herët për sjellje të pahijshme.

    “E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim atë,”- është shprehur ai për mediet. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë, babai i të dhunuarës, Edmond Thanasaj ka treguar detaje akoma më të frikshme në lidhje me ngjarjen. Në një prononcim për KlanPlus, ai shprehet se Doku ia ngacmonte të bijën, që kur kjo e fundit ishte në klasë të gjashtë. Ai rrëfen se ka parë me sytë e tij, se si roja i jepte karamele të bijës dhe para gjashtë muajsh vetë Doku i kishte treguar videot një fqinjit të tij. Thanasaj tregon dyshimet që kishte pasur se Doku e ngacmonte të bijën dhe paralajmërimin që i kishte bërë si bashkëshortes dhe djalit të tij.

    Si nisi ngjarja?

    65-vjeçari Abaz Doku, i cili ishte dhe roje i shkollës së 15-vjeçares, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës shumë kohë më parë. Pasi kjo gjë u bë e ditur, ai u pushua nga puna por vijoi ta përndjekë të miturën pasi jetonin në një lagje. 

    Ai e kërcënonte atë duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe se nëse nuk kryente marrëdhënie me të, do t’ja tregonte të gjithëve.

    Në një nga rastet e tyre intime, roja e filmoi të miturën dhe videot ua shpërndau edhe tre djemve. Tre të rinjtë, nën shantazhin e pamjeve filmike, abuzuan gjithashtu me 15-vjeçaren. Tashmë, të katër janë lënë në burg.

    • 12:47

      Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar: E mora vesh nga fotot që më dërguan, e merrnin me makina dhe e përdhunonin njëri pas tjetrit që kur ishte 12 vjeç

      Vëllai i 15-vjeçares

      Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga roja i shkollës dhe tre të rinj në Tiranë rrëfen ekskluzivisht detaje tronditëse në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24. I riu tha se motra është abuzuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, kur ishte në klasën e shtatë, nga roja 65-vjeçar dhe punëtorët e këtij të fundit, të cilët i urdhëronte vetë ai. Vëllai tha se gjatë muajit maj i çonin edhe atij foto dhe video të motrës, dhe kur i ka shkuar fotoja e fundit, i ka treguar të motrës, e cila ka shtangur, përcjell “BalkanËeb”.

      Pjesë nga rrëfimi:
      Si e more vesh të vërtetën?
      Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi.

      Si janë përfshirë?

      Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë. Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante.

      Para se të vinin fotot te ju, kishit parë ndryshim te motra?
      Jo, dukej normal.

      As nëna juaj nuk kishte vënë re gjë?
      Jo jo

      Po kur u përballët me realitetin?
      Motra i tregoi gjithë të vërtetën nënës. I tha që roja kishte abuzuar me të që rreth moshës 12 vjeçe, që kur ishte në klasën e shtatë. Ajo nuk kishte folur, se ai i bënte presion. Roja ka abuzuar i pari, pastaj punëtorët e tij, që ju jepte urdhër. Unë i njoh, njëri është i moshës 20-vjeçare, e kam në pallat.

      Marrë nga Balkanweb

    • 12:58

      Babai i 15-vjeçares lëshon akuza të forta: Policia dhe përdhunuesit janë një! Do iki nga lagjia se më doli boja, do hidhem në lumë

      Babai i 15-vjeçares së përdhunuar ka lëshuar akuza të forta ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, teksa është shprehur përpara mediave se ata janë një me njerëzit që kanë abuzuar me të bijën. Në një prononcim përpara mediave, Edmond Thanasaj tregoi se Abaz Doku, roja 65-vjeçar që e përdhunoi duhet të kalbet në burg. Ndër të tjera, babai i të abuzuarës shprehet se Doku e ka kërcënuar edhe me thikë të bijën, dhe i ka thënë, të mos u tregojë prindërve se do e vriste. I pyetur se çfarë do të bëjë tani që e ka marrë vesh e gjithë lagjia, Thanasaj tregon se ka dëshirë të ikë nga ai vend që i ka dalë bopja por s’ka ku të shkojë, veçse të hidhet në lumë.

      Ai të kalbet në burg. Ma ka kërcënuar vajzën me thikë. Mos i trego mamit dhe babit se të vrava. Policia është një me përdhunuesit. Vajza ishte nën presion se me thikë e me gomë te bicikleta dhe i thoshte mos i trego mamit e babit se unë të vrava. Të gjithë e dinë historinë dhe asnjë nuk tregonte se kanë hall se del emri. Tani mua më ka dalë boja, ku të shkoj unë? Dua të iki nga lagjja, por s’kam ku shkoj. Do hidhem në lumë,“– thotë ai.

    • 11:23

      “Mirëserdhe në ferr zemër”/ Dalin pamjet e shkrimeve kërcënuese, roja la shënimet me bojë të kuqe për 15-vjeçaren që përdhunoi

      Dosja.al ka siguruar fotot e shkrimeve që kanë bërë xhiron në të gjithë lagjen e Bregut të Lumit në Babrru, ku u përdhunua dhe abuzua seksualisht 15-vjeçarja. Siç shihet edhe në foto, 65-vjeçari tashmë pas hekurave, Abaz Doku, që ishte njëkohësisht edhe ish-roja i shkollës ku mësonte vajza, kishte lënë shkrime në qepenë e mure, për të miturën. “Mirëserdhe në ferr zemër,”- shkruhet në gjuhë angleze mbi qepenë, me bojë të kuqe.

      Pamje të shkrimeve kërcënuese

      Theksojmë se 65 vjeçari Abaz Doku i cili ishte dhe roje i shkollës së saj, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës rreth 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

    • 11:50

      “E ngacmonte që në klasën e gjashtë, i jepte karamele”/ Flet babai i 15-vjeçares që u përdhunua nga roja i shkollës: Më iku zari, videot dolën para 6 muajsh, i thoja nuses së tij që të ruante burrin

      4 persona ranë në pranga fundjavën që sapo lamë pas, për abuzim seksual me një 15-vjeçare në Tiranë. Në qendër të ngjarjes së rëndë qëndronte 65-vjeçari Abaz Doku, roja i shkollës në Babrru, ku vajza studionte. Abuzimin me të miturën e kishte filmuar dhe më pas videon ua kishte dhënë tre personave të tjerë, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç. Këta të fundit, nën kërcënimin se do ta publikonin videon, e kishin detyruar 15-vjeçaren që të kryente gjithashtu marrëdhënie seksuale me dhunë me ta. Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren e Klan Plus, Aida Topalli babai i vajzës tregon se abuzimin me të bijën e kishte marrë vesh nga fqinjët. Edmond Thanasaj tregon dyshimet që kishte pasur se Doku e ngacmonte të bijën dhe paralajmërimin që i kishte bërë si bashkëshortes ashtu edhe djalit të tij. Thanasaj tregon se 65-vjeçari ua tregonte videon intime shoqërisë së tij, për të bërë gangsterin.

      Kur ka nisur abuzimi i vajzës tuaj? Që në klasë të 6, ka qenë në fillore, më pas në vit të parë gjimnaz. I thoja nuses së tij, o zonje ruaje burrin se më ngacmon (vajzën). Jo po vajza është e vogël… I thoja dhe djalit të vet, babai i jot i fërshëllen bilbila, karamele… Jo më thoshte…

      Kur ju ka treguar vajza? Ma tha nusja. Erdhën videot… para nja 6 muajsh. E kisha 100 përqind që ka kryer marrëdhënie sepse janë të gjitha të dokumentuara… në telefon. I tha pastaj fshiji se do më vrasë babai. I thashë që kam marrë vesh që ke shkuar me atë plakun. Jo babi më tha. Kam marrë vesh i thashë, më ka thënë dynjaja, ky komshiu këtu…

      Pra ju e keni marrë vesh nga fqinjët? 6 muaj. Është e vërtetë, e pyeta? Nuk më tregonte, kishte frikë. I thashë nuses zbërtheje gocën, sepse kështu-kështu kam dëgjuar. Ia kishte treguar videon një komshiu aty të kafja. Duke bërë gangsterin, sepse prapa për të më ulur mua si prind, ia çonte videot shoqërisë, gjithë babrronjësve. Si e si për të më ulur mua, apo për të treguar veten si gangster…nuk e di.

      A besoni se drejtësia do të bëjë gjënë e duhur? Nuk e di… do t’ia le drejtësisë. Mua më ka ikur truri, zari… po nuk mori vendim qeveria unë, e di po qe i martuar apo e ke vajzë vetë, ose motër.

      Marrë nga TV Klan 

    • 09:51

      Flet djali i rojes së shkollës që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren në Babrru: Babai është fajtor, jam konfrontuar fizikisht me të, e kam denoncuar edhe më herët

      Detaje të reja kanë dalë nga përdhunimi i 15-vjeçares në Kamëz, mbi të cilën abuzoi sekualisht 65-vjeçari Abaz Doku. Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe djali i 65-vjeçarit, i cili është shprehur se dënon veprimin e të atit. Ai ka theksuar se babain e ka denoncuar edhe më herët për sjellje të pahijshme. “E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,  është shprehur ai për mediet. 

    Shto Koment