Bota

‘Është punë e kryer…” Zoran Zaev tregon se kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

1 Qershor 2020, 14:30 Nga DOSJA
‘Është punë e kryer…” Zoran Zaev tregon se kur

MAQEDONI E VERIUT– Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me mbatjen e zgjedhjeve në vend se situatën që është kriuar si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Zaev është shprehur se data e zgjedhjeve tashmë është vendosur duke thënë se ato do të zvillohen më datë 5 korrik të këtij viti.

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik, në mënyrë që sa më shpejtë të kemi Kuvend funksional dhe qeveri politike”, tha ai.

Ndërkohë mes të tjerash duke qenë se vendi akoma ndodhet në gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit ai ka thënë se do të respektohen të gjitha rregullat për mbrotjen ndaj infektimit. Ai ka përmendur edhe rastet  reja që janë shtuar në vend dhe për këtë ia ka lënë fajin ministrit  për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, duke thënë se ai  ka lejuar mosrespektim të masave.

“Problemet që ka krijuar Naqe Çulev duhet t’i lëmë pas. Nuk ka argumente për masa të reja ekonomike, e me këtë as arsyetim për gjendje të re të jashtëzakonshme. Për këtë arsye zgjedhjet do të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Zaev.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zoran zaev zoran zaev

Sondazh

Poll