Politike

“Provokim açik”, Pollo nxjerr emrat: 5 nga negociatorët e Ramës me BE-në miratuan shembjen e teatrit

30 Maj 2020, 12:41 Nga DOSJA
“Provokim açik”, Pollo nxjerr emrat: 5 nga negociatorët

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka publikuar listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Europian. Në një postim të Facebook, Pollo shprehet se 5 prej tyre janë këshilltarë bashkiakë dhe kanë votuar pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Sipas Pollos, Romina Kuko, Dajana Sorensen, Ermira Gjeçi, Oltioan Rrumbullaku dhe Ornela Çuçi kanë votuar pro shembjes së kësaj godine.

Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t’a marrë këtu në tokë!”, shprehet ndër të tjera Genc Pollo.

Reagimi i plotë:

Me këmbë të mbarë!! Negociatorët e Ramës me Brukselit janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Dua të bind veten se është rastësi dhe jo qëllim ogurzi por nuk po arrij dot. Më shumë se 1/4 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste janë këshilltarët bashkiakë që “votuan”, s’dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shembjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar!!!  Kjo mbasi Komisioni Europian ka qenë kritik me shembjen dhe në Parlamentin Europian po zgjerohet protesta kundër kësaj barbarie.
Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t’a marrë këtu në tokë!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc pollo shemet teatri kombëtar genc pollo shemet teatri kombëtar

Sondazh

Poll