Bota

Arrestohet kryeministri i Bosnjes së bashku me kreun e Mbrojtjes Civile dhe pronarin e një kompanie private, si mashtruan me b

29 Maj 2020, 20:17 Nga DOSJA
Arrestohet kryeministri i Bosnjes së bashku me kreun e Mbrojtjes Civile dhe

 BOSJNE-Autoritetet boshnjake kanë arrestuar kryeministrine  Bosnje Hercegovinës Fadil Novaliç, mbrëmjen e ditës së djeshme së bashku me kreun e mbrojtjes civile dhe pronarin e një kompanie private e cila importoi 100 ventilatorë nga Kina që u zbuluan se ishin të padobishëm për pacientët COVID-19.

Kryeministri Novaliç, Drejtori i Mbrojtjes Civile Fahrudin Solak  dhe drejtori i kompanisë “Srebrena malina” Fikret Hoxhiç janë marrë në pyetje për disa orë mbrëmjen e djeshme për blerjen e 100 respiratorëve në vlerën e 5.25 milionë eurove.

Prokuroria e Bosnje-Hercegovinës mori raportin e ekspertizës në mesin e majit në kuadër të rastit “Respiratorët”, ku u vërtetua se ventilatorët nuk  ishin të duhurit për të trajnuar pacientët me koronavirus.  

“Raporti i ekspertizës gjeti se ventilatorët e blerë nuk plotësonin as karakteristikat minimale të nevojshme për trajtimin adekuat të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv, përfshirë pacientët me COVID-19. Prandaj, përdorimi i këtyre ventilatorëve në repartin e kujdesit intensiv nuk rekomandohet”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës.

Burimi:spokesman.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bosnje fadil novalic fahrudin solak fikret hoxhiç bosnje fadil novalic fahrudin solak fikret hoxhiç

Sondazh

Poll