Art&Argëtim

I jepte makinës i pirë, Endri Prifti ndalohet nga Policia: Të gjithë e dinë që pi birra se këndoj

30 Mars 2019, 12:24 Nga DOSJA
I jepte makinës i pirë, Endri Prifti ndalohet nga Policia: Të

Këngëtari i njohur Endri Prifti është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia për shkak se po drejtonte automjetin nën efektet e alkoolit.

Shkeljen e ka vërtetuar vetë këngëtari, i cili ka shtuar se ishte ndaluar nga një grup policësh që i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit. Mirëpo duket sikur këngëtari nuk e ka pritur shumë mirë ndalimin, gjatë ‘live’ të tij në Facebook, Prifti ka dhënë çfarë i ka ardhur nëpër mend.

‘Shteti ka ikur për lesh, këta dolën 30 polica ore, shtetrrethim. Më sollën këtu në errësirë në Vaqarr, më morën makinën dhe tani do më çojnë në shtëpi këta. Turpi i zotit, më thonë mua ke pirë tre birra. Hera e parë që më marrin kështu. Dhe bënin sikur nuk më njihnin. Kur më shihnin më thonin: Ça bën byrazer dhe bap 20-çen në xhep. Kurse sot ishin çetë e madhe. Njeriu duhet të jetë i vërtetë si gjithmonë. Duhet të ketë pak kulturë populli. U bëra zarar unë këtyre se kisha pirë tre birra. Të gjithë e dinë që unë pi. Do pi se do këndoj. S’kam bërë asnjëherë zarare. Terrorizëm në Tiranë. Turp i Zotit. Shteti terror! Kam pirë unë… më vendos o vëlla gjobën. Kam bërë festat e shefave të këtyre pa lek për nder për gjëra po ku të pyesin këta,”- rrëfeu mes të tjerash këngëtari.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz endri prifti ndalohet endri prifti policia endri prifti ndalohet endri prifti policia

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Mars 2019, 11:34

Më në fund, Bes Kallaku poston foton me prindërit

Familja e tij është e madhe dhe Besi nuk përton asnjëherë që të postojë foto a video me ta. Një nga personat e rëndësishëm në jetën e tij është gjyshja e tij, I...