Bota

E rëndë! U largua nga shtëpia me të dashurin, babai vret vajzën për nder në moshën 14-vjeçare, Irani ‘ngrihet’ në

28 Maj 2020, 19:21 Nga DOSJA
E rëndë! U largua nga shtëpia me të dashurin, babai vret

IRAN– Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur në Iran ku babai ka vrarër vajzën e tij në moshën 14-vjeçare është pasi ajo ishte larguar me të dashurin nga shtëpia.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se vajaza me emrin Romina Ashrafi, ishte larguar nga shtëpia me të dashurin e saj 31-vjecar, Bahamn Khavari  dhe kishin shkuar në Talesh, 320 km larg kryeqytetit Teheran.

Mësohet se pesë ditë pas largimit nga shtëpia ata janë kapur nga policia ku kjo e fundit e ka dorëzuar vajzën tek familja, edhe pse vajza u lut që të mos shkonte në shtëpi. Ndërkohë babai tij për arsye ndëri ka zgjedhur që ta vras në gjumë me drapër.

Reza Ashrafi, tashmë është arrestuar por ngjarja e fatale ka tronditur vendin pasi ku reagimet dhe polemikat kanë qenë të shumta. Kjo situatë ka prekur rëndë shoqërinë iraniane saqë në lidhje me veperimin ka reaguar edhe presidenti i nderit duke kërkuar “veprim të menjëhershëm” kundër të ashtëquajturave vrasje nderi”.

Kreu i shtetit Iranian, Hasan Rouhani, urdhëroi kabinetin qeveritar të masa masa urgjente pas ngjarjes së rëndë që shokoi vendin.

Shahnaz Sajjadi, këshilltare presidenciale për cështjet e të drejtave të njeriut, tha se pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, duhet rishikuar ideja që shtëpia është një vend i sigurtë për gratë e fëmijët.

“Më shumë krime ndaj femrave po kryhen në shtëpi, sesa në shoqëri”, u shpreh ajo.

Sipas mediave ndërkombëtare në shoqëritë tradicionale të Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin, fajësohet kryesisht vajza që largohet nga shtëpia se njollosi nderin e familjes, dhe jo i rrituri që e joshi kur ajo ishte për më tepër si në këtë rast, ende një fëmijë.

Burimi:TheGuardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hasan rouhani iranian romina ashrafi shahnaz sajjadi hasan rouhani iranian romina ashrafi shahnaz sajjadi

Sondazh

Poll