Bota

Bëhet personi i 35-të me anomalinë e rrallë/ Lind më dy gojë, foshnja 6 muajshe i nënshtrohet operacionit të vështirë

28 Maj 2020, 18:25 Nga DOSJA
Bëhet personi i 35-të me anomalinë e rrallë/ Lind më dy

KAROLINË E JUGUT- Një foshnje gjashtë muajshe i është nënshtruar një operacioni për të hequr gojën e saj të dytë, e cila ishte me dhëmbë dhe gjuhë, por pak më e vogël se ajo normale.

Për herë të parë kjo gjë është vënë re në javën e 28 të shtatzanisë mendohej se ishte një kist ose një tumor i mundshëm, por kur vajza e vogël lindi në Charleston, Karolina e Jugut, mjekët zbuluan se ishte në të vërtetë një gojë e dytë.

Sipas mediave ndërkombëtare ajo është një nga vetëm 35 personat që kanë vuajtur nga dublikimi i pjesëve të fytyrës  që nga viti 1900. Ndërkohë mjekët thanë që goja e saj e dytë nuk kishte asnjë lidhje me gojën kryesore dhe se ajo mund të merrte frymë, të hante dhe të pinte normalisht.

Vajza e vogël i është nënshtruar një  operacioni që të hiqnin gojën e dytë të foshnjës.

“Pas operacionit, ajo zhvilloi një mbushje të butë të fytyrës së djathtë në prerjen kirurgjikale për të cilën u bë skanimi, duke zbuluar një koleksion të lëngjeve,” thanë mjekët.

Tashmë vajza pas disa muajsh është në gjendje të mirë shëndetësore por megjithatë vazhdojnë mjekimet.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota karoline e jugut karoline e jugut

Sondazh

Poll