Bota

“Na u deshën mbi 4 vite për t’i bërë”, Elon Musk tregon detajet e veshjeve të austronautëve: Duhet të ishin perfekt

28 Maj 2020, 18:05 Nga DOSJA
“Na u deshën mbi 4 vite për t’i bërë”,

AMERIKË– Ditën e djeshme NASA së bashku me kompaninë teknologjike të Elon Musk pas 9 vitesh pauzë do të nisnin një raketë në hapësirë, ku në bordin e saj do të ishin astronautët e NASA-s, Bob Behnken dhe Doug Hurley, por  ngjarja historike u anulua për shkak të motit të keq.

Por megjithatë nëpërmjet një lidhje live e gjitha bota pa se si ishin veshur austronautët që do niseshin për misionin e vështirë në kërkimin hapësinor.

Ata ishin veshur me kostumet e ‘SpaceX’ të cilat ishin me shkëlqim, bardh e zi, një formëshe dhe komode. Kompania e Elon Musk ka punuar me NASA për t’i zhvilluar ato. Ka qenë vet Musk i cili ka thënë se për të ndërtuar ato kostume janë dashur më shumë se katër vjet

“Unë personalisht kalova shumë kohë  na u deshën tre, gati katër vjet për të hartuar këto kostume që duken mirë dhe funksionojnë mirë”, tha Musk gjatë një interviste.

Kostumet në thelb janë të personalizuara, të formuara nga njeriu  ato janë të rehatshme që astronautët t’i veshin gjatë fluturimeve të gjata brenda anijes së vogël, duke i mbrojtur gjithashtu nga ndryshimet në nivelet e oksigjenit dhe presionit.

Sipas mediave ndërkmbëtare, Musk punoi me Jose Fernandez, një stilist kostumesh për filmat superhero “Batman v Superman”, “The Fantastic Four”, “The Avengers”, “X-Men II”, midis të tjerave, për të krijuar një prototip.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bob behnken doug hurley elon musk nasa shba bob behnken doug hurley elon musk nasa shba

Sondazh

Poll