Bota

“Duam zgjedhje”, Vetëvendosje proteston në Prishtinë, aktivistët zbatojnë rregullat kundër COVID-19

28 Maj 2020, 16:58 Nga DOSJA
“Duam zgjedhje”, Vetëvendosje proteston në Prishtinë,

KOSOVË- Sheshi kryesor i Prishtinës është mbushur me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë protestuar dhe kanë kërkuar zgjedhje. Të gjithë qytetarët kanë mbajtur distancën mes njëri-tjetrit dhe nuk kanë pasur pankarta në duar.

E vetmja parullë që kanë mbajtur qytetarët në duar ka qenë ajo me mbishkrimin “Duam zgjedhje”. Protestuesit kanë thirrur edhe emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili më pas ka dalë për t’i përshëndetur nga godina e Qeverisë.

Ndërkohë, forca të shtumta të Policisë janë angazhaur për mbarëvajtjen e protestës, e cila ka kaluar pa incidente. Aktivistët e Vetëvendosjes këtë provë për protestë e kanë mbajtur për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, derisa Gjykata Kushtetuese po e shqyrton çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni duam zgjedhje lëvizja vetëvendosje protesta në prishtinë duam zgjedhje lëvizja vetëvendosje protesta në prishtinë

Sondazh

Poll