Bota

Asnjë rast me koronavirus, njihuni me vendin që mund ta vizitoni pa frikë gjatë kësaj vere

28 Maj 2020, 15:24 Nga DOSJA
Asnjë rast me koronavirus, njihuni me vendin që mund ta vizitoni pa

MALI I ZI- Mali i Zi është një nga vendet e para në Evropë që tashmë ka hapur kufinjtë pasi betejën me Covid-19 e ka fituar me sukses. Kështu që me ardhjen e sezonin turistik veror Maqedonia po bën përgatitjet për turistët, ku shpresohet se gjithccka do të vazhdoj normalisht. Sipas mediave vendase përgatitjet për tërequr turistët drejt detit Adriatik kanë nisur prej disa javësh.

Stafet e hoteleve kanë sistemuar plazhet e zbrazura, pasi pandemia ka mbajtur larg vizitorët që normalisht do të vinin me avionë, anije dhe makina, në këtë periudhë të vitit. Po ashtu edhe operatorët turistikë kanë nisur punën ku nëpërmjet videove promocionale kanë njohur turistët me bukuritë e Malit të Zi.

Bëhet me dije se në Kotorr, një qytezë mesjetare piktoreske, banorët janë kursyer tërësisht nga virusi me asnjë rast të raportuar atje. Sipas opertaorëve turistik njërëzit në këto kohë kërkojnë destinacione ku mund të ndjehen të sigurt, të respektojnë disa rregulla dhe ku kanë garancinë se nuk do tu ndodhë asgjë e keqe.

Malit të Zi, që nga fillimi i pandemisë vuri masa të rrepta  kanë qenë sigurisht ndihmë në luftën kundër virusit. Vendi është një nga më të vegjlit në botë me vetëm 630 mijë banorë. Gjatë 10 javëve të shkuara ka regjistruar 300 raste dhe nëntë viktima. Që nga 5 maji, nuk ka asnjë rast të ri të brendshëm.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në mal të zi koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll