Politike

Nxori lëpirëset gjatë seancës/ Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë Ralf Gjonin, deputeti: Nuk ma mbyllni dot gojën!

  • Gjoni: Nuk ma mbyllni dot gojën, të palarat do të dalin në shesh
  • Sipas Gjonit, ato ishin një shenjë simbolike, pasi ai i krahasoi me deputetët e PS-së, të cilët sipas tij duan vetëm lëpirëse. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ralf Gjonit, i cili ka theksuar se të palarat do të dalin në shesh dhe askush mund mund t’ia mbyllë gojën.
    Featured image of article: Nxori lëpirëset gjatë seancës/ Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë Ralf Gjonin, deputeti: Nuk ma mbyllni dot gojën!

    TIRANË- Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e opozitës jashtëparlamentare, Ralf Gjoni. Vendimi është marrë pasi në seancën e shkuar plenare ku i fundit çoi në foltoren e Kuvendit disa lëpirëse, duke shkaktuar debat me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. (Lexo këtu)

    Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga Ralf Gjoni, i cili ka nënvizuar se të gjitha të palarat do të dalin në shesh dhe askush mund mund t’ia mbyllë gojën. Ai thekson se ky vendim është marrë, pasi mazhoranca ka frikë nga e vërteta.

    REPLIKAT NE KUVEND: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ralf Gjoni: Cdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë. Cfarë lloj speciesh jeni mor? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop.

    Ruçi: Zoti deputet, ju tërheq vëmendjen për etikën parlamentare. Nuk të kërkova se ç’fut nëpër xhepa. Në daç mbaji në xhep në daç mbaji në gojë. Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë.

    (Ralf Gjoni nxjerr lëpirëse nga xhepi).

    (k.m/j.v/dosja.al)

    Shto Koment