Art&Argëtim

Madonna pozon gjysëm e zhveshur/ Me reçipeta transparente dhe këmbët e hapura, 61-vjeçarja bën që rrjeti të ‘vlojë’

26 Maj 2020, 08:48 Nga DOSJA
Madonna pozon gjysëm e zhveshur/ Me reçipeta transparente dhe

SHBA– Madonna është ndër ato personazhe të famshme që nuk mendohet dy herë nëse dëshiron të bëjë diçka në jetën e saj. Po të njëjtën gjë bën edhe në  llogarinë e saj të Instagramit ku ndan me ndjekësit e saj momente të  ndryshe.

Postimet e saj  gjithmonë tërheqin vëmendje si edhe ngjallin debat e thashetheme, por ajo edhe pse i ka kaluar të  60-at e saj ende vijon të jetë personazhi që merr më shumë vëmendje, duke mos e zbehur imazhin e saj edhe në këtë moshë.

Me një nga postimet e fundit që këngëtarja me famë postoi në Instagram, bëri që rrjeti të “vlojë” në komente krahas fotos ku ajo shfaqet e veshur vetëm me të brendshme të cilat janë mjaft transparente, ndërkohë që ka pozuar edhe me këmbët e hapura.

“Për të gjithë ju që jeni ofenduar nga kjo foto, dua që të dini se jam diplomuar me sukses. në Universitetin e “Nuk  më interson” .  Faleminderit që erdhët në ceremoninë time të diplomimit 2020.”-ka shkruar ajo krahas fotos duke e ditur mjaft mirë se rrjeti do shpërthente në kritika pasi ajo të publikonte këtë foto.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz madonna madonna

Sondazh

Poll