Editorial

725 mln $ mashtrim, indianët vënë në ping-pong institucionet

22 Mars 2019, 21:05 Nga DOSJA
725 mln $ mashtrim, indianët vënë në ping-pong institucionet

TIRANË- Dy vëllezërit indianë që janë në kërkim ndërkombëtar për një skandal financiar që kap vlerën e 725 milionë dollarëve, ka vënë në lëvizje dhe intitucionet Shqiptare. Në media ka disa ditë që është publikuar ky skandal i përmasave të mëdha, ndërkohë që vetëm sot ka ardhur reagimi i Presidencës dhe një reagim tjetër nga ish-ministri Ditmir Bushati.  

Dy vëllezërit indianë kishin marrë në shtetetësinë shqiptare, ndërkohë që ishin në kërkim ndërkombëtar. Për këtë gjë zëdhënësi i Presidencës ka reaguar duke treguar procedurën e marrjes së nënshtetësisë së Nitin dhe Chetan Sandesara.

Në një reagim për mediat, Tedi Blushi shprehet: “Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. (Lexo këtu)

Por skandali nuk mbaron me kaq, pasi një prej vëllezërve që është në kërkim ndërkombëtar, Nitin Sandesara, rezulton të jetë dhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashmte, Ditmir Bushati, në një reagim të tij ka treguar se si qëndron e gjithë çështja. Sipas tij “procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”. (Lexo këtu)

E përbashkëta e reagimeve nga dy institucionet është se  të dy thonë që kanë vepruar sipas procedurave, duke mos ditur se vëllezërit ishin në kërkim ndërkombëtar, por fusin në lojë dhe agjëncitë ligjzbatuese.

Si në reagimin e Metës dhe në atë të Bushatit thuhet se janë bërë verifikimet përkatëse dhe më pas ka vijuar procedura. Por edhe pse përmendin agjencitë ligjzbatuese, asnjë institucion nuk tregon se çfarë janë këto agjenci dhe çfarë verifikimesh janë bërë.

Kujtojmë që sot në Tiranë, u arrestua një i afërmëve i tyre, i cili do të ekstradohet së shpejti në Indi, për të vuajtur dënimin që gjykata ka vendsur për të. (Lexo këtu)

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ditmir bushati ilir meta indianet mashtrues nitin dhe chetan sandesara vellezerit mashtrues ditmir bushati ilir meta indianet mashtrues nitin dhe chetan sandesara vellezerit mashtrues

Sondazh

Poll

Editorial 22 Mars 2019, 15:38

Kur të dyja alternativat janë më të këqijat!

Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920...