Editorial

SHBA/ Fox News: Media amerikane ka gënjyer popullin, duhet të kërkojnë falje

26 Mars 2019, 14:43 Nga DOSJA
SHBA/ Fox News: Media amerikane ka gënjyer popullin, duhet të

Në edicionin qendror të lajmeve, në Fox News, Sean Hannity flet për gjendjen aktuale në SHBA, pas faktit se raporti nga Mueller nuk gjeti asnjë provë për presidentin amerikan, Trump dhe ndërhyrjen e tij në zgjedhjen e 2016.

“Maddow dhe të ashtuquajturit kolegë të saj, mediat kryesore, gazetarët, duhet të jenë ndjerë të turpëruar, ata duhet të kërkojnë falje tek populli amerikan. Kjo duhet të jetë një ditë që do jepet llogari për shtetin, për njerëzit që abuzuan me pushtetin dhe e bënë atë në mënyrë të hapur. Nëse nuk i kërkojmë të drejtat tona atëherë ne do të humbasim trashëgiminë e këtij vendi duke mos lënë asgjë për pasardhësit tanë.”- shprehet ai. 

Sulme, krime, borxhe, falimentimet dhe sikur të mos mjaftonte muaj të tërë hetimi për marrëveshjet Trump- Rusi dhe në fund asnjë provë e gjetur për këtë. Robert Mueller në raportin e tij prej disa muajsh kërkime e hetime, pranon se nuk ka gjetur asnjë provë të marrëveshjes Trump-Rusi.

Çdokush në media që refuzon të pranojë këtë të vërtetë po vazhdon të gënjejë që kanë qenë të përfshirë dhe nuk ka pasur bashkëpunim. Media po gënjen gjithë popullin amerikan. Çdo gazetar dhe media kombëtare pranoi të gënjej popullin amerikan dhe të pranojnë se presidenti nuk ka pasur asnjë lloj marrëveshje në këtë çështje. Por duhet të kërkojnë falje tek të gjtihë, nuk duhet të gënjejnë, duhet të tregojnë të vërtetën.

Gjithashtu ai bëri thirrje disa prej kolegëve të tij në oderim dhe gazetarët e njohur si, Jeff Zucker, drejtor i CNN, të cilit i bën thirrje të kërkoj falje për rrjedhën e vazhdueshme të gënjeshtrave apo Phil Griffin në MSNBC, të cilit I kërkon të kërkoj falje e të tregojë të vërtetën për teoritë e konspiracionit që lejoni të shpërndaheshin çdo ditë. Redaktori ekzekutiv i New York Times, Dean Baquet, që do të kthejë çmimin Pulitzer për raportimin e marrëveshjeve të fshehta, duke qenë se ishte e gjitha një mashtrim.

Në të vërtetë, ne nuk e dimë se kur do të marrin fund këto gënjeshtra. Ata kurrë nuk do të kërkojnë falje, kurrë nuk do të tërhiqen dhe asnjëherë nuk do tregojnë të vërtetën.

Përshtati: L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial fox news rachel maddow sean hannity fox news rachel maddow sean hannity

Sondazh

Poll

Editorial 22 Mars 2019, 15:38

Kur të dyja alternativat janë më të këqijat!

Derisa lexoj për betejën e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brexit-in, asociacioni im i parë gjithmonë është i ndërlidhur me Stalinin. Në fundvitet 1920...