Bota

Kurti: Gjykata nuk duhet të pranojë që Presidenti të shkruajë Kushtetutën, Thaçi po bën opozitë

25 Maj 2020, 18:48 Nga DOSJA
Kurti: Gjykata nuk duhet të pranojë që Presidenti të

TIRANË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish sot në lidhje me ngërçin me Gjykatën Kushtetuese për qeverinë e re. Kurti në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se Kushtetuesja duhet ti përmbahet misionit të saj për të interpretuar dhe jo për ta shkruar atë. Sipas Kurtit, Thaçi po i bën kryeministrit të Kosovës më shumë opozitë se vetë opozita.

Dua të besoj që Gjykata Kushtetuese do ti përmbahet misionit të saj për të interpretuar Kushtetutën dhe jo për ta shkruar atë. Tani kemi tendencën e Presidentit të Kosovës ta bëjë amandamentin e Kushtetutës dhe këtë gjë nuk duhet ta pranojë kurrsesi Gjykata Kushtetuese.

Nuk është në pyetje thjesht kjo qeveri, është në pyetje çdo qeveri e ardhshme, është në pyetje rendi republikan dhe demokratik, logjika kushtetuese. Presidenti i Republikës nuk mund të shkruajë Kushtetutën, e respekton dhe e zbaton atë sikurse Kryeministri, sikurse edhe Gjykata Kushtetuese. Ndonëse Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë Kushtetutën, sërish as ajo nuk mund ta shkruajë atë”, u shpreh Kurti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 16:45

Zaev: Nuk duam zgjedhje pa opozitën

MAQEDONI E VERIUT- Ndërsa jemi në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve zgjedhore, akoma nuk ka...