Bota

OBSH-ja pezullon provat klinike të hidroksi-klorokinës

25 Maj 2020, 18:58 Nga DOSJA
OBSH-ja pezullon provat klinike të hidroksi-klorokinës

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hidroksi-klorokina është përmendur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë si një trajtim i mundshëm për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Presidenti amerikan ka thënë se po e merrte ilaçin për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

Grupi ekzekutiv i ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokinën, brenda procesit të testimit “Solidaritet”, ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar“, tha zoti Ghebreyesus në një konferencë informimi në internet, duke shtuar se vazhdojnë punën degët e tjera të testimit – një iniciativë kryesore ndërkombëtare për të zhvilluar prova klinike të trajtimeve të mundshme për virusin.

OBSH-ja ka rekomanduar më parë mospërdorimin e hidroksi-klorokinës për të trajtuar ose parandaluar rastet e personave që infektohen me koronavirusin, me përjashtim të provave klinike.

Duke folur së bashku me zotin Ghebreyesus, Mike Ryan, drejtues i programit të emergjencave të OBSH-së, tha se vendet duhej të punonin për t’u siguruar që të mos kishte kulmim të dytë të menjëhershëm të virusit. Ai tha se vendet do të duhej të krijonin strategji gjithëpërfshirëse për të siguruar një trajektore në rënie të rasteve me COVID-19.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hidroksiklorokina organizata boterore e shendetit tedros adhanom ghebreyesus hidroksiklorokina organizata boterore e shendetit tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 25 Maj 2020, 16:45

Zaev: Nuk duam zgjedhje pa opozitën

MAQEDONI E VERIUT- Ndërsa jemi në javën e fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, pas së cilës ligjërisht duhet fillon rrjedhja e afateve zgjedhore, akoma nuk ka...