Aktualitet

Kompleksi i Samir Manes i hapur….Populli në shtëpi, paria në Dhërmi!

VIDEO
  • Valle e këngë greke, ‘kërcet party’ në fundjavë tek kompleksi i Samir Manes
  • Policia përzë pushuesit nga plazhi i Dhërmiut, dhjetëra qytetarë largohen
  • Kjo gjë ndodhi edhe këtë fundjavë me te gjithë ata që kanë pasur efektivët e Polciisë së Shtetit si çekan mbi kokë për gjatë gjithë periudhës së karantinimit, por jo për shtresën elitare shqiptare.
    Featured image of article: Kompleksi i Samir Manes i hapur….Populli në shtëpi, paria në Dhërmi! Foto nga plazhi

    SHQIPËRI– E shtuna dhe e diela e javës që lamë pas, ishin krejtësisht të mbyllura për qytetarët shqiptarë. Ata që duhet të shkonin në punë, të shtunën e të dielën duhet të jepnin llogari para uniformave blu me autorizimin përkatës në duar, që tregon se kanë një leje të posaçme që u jep te drejtë të dalin nga shtëpia, për të ushtruar aktivitetet e tyre.

    Kjo gjë ndodhi edhe këtë fundjavë me te gjithë ata që kanë pasur efektivët e Polciisë së Shtetit si çekan mbi kokë për gjatë gjithë periudhës së karantinimit, por jo për shtresën elitare shqiptare.

    Për shkak se njoftimi i kryeministrit Edi Rama për mbylljen e kësaj fundjave, erdhi vetë mnë orët e vona të mbrëmjes së ditës së premte, shumë biznese që ishin të paiformuar u zgjuan me një gjobë në derën e tyre, sepse kishin shkelur rregullat.

    Por po të kalosh në jug të Shqipërisë, konkretisht në Dhërmi, nuk ndodhi e njëjta gjë. Dosja.al ju sjell pamje nga resortet që kanë që kanë qenë të hapura këtë fundjavë, konkretisht “Green Coast Resort”, që ka edhe barin “Nazar beach”, që është në pronësi të biznesmenit Samir Mane, ka ofruar të gjitha shërbimet që mund të ofrojë një kompleks buzë detit.

    Me shezlonge të hapura, bare e restorante në dispozicion, e gjithë paria e Shqipqërisë u mblodh këtë fundjavë për të shfryrë të gjithë ‘dufin’ që tashmë u kishte mbledhur izolimi, nëse e kanë respektuar edhe atë më parë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Muzika e lartë në sfond, vajza të reja që kërcejnë e shijojnë perëndimin nga këto anë, duket sikur nuk kanë dëgjuar kurrë për koronavirusin që mbylli të gjitha bizneset, të mëdhenj e të vegjël në Shqipëri. Dhe për më tepër, anjë efektiv nuk duket gjëkundi për të shpërndarë pushuesit, siç bëri nëj ditë ditë më parë.

    Nga ana tjetër, Dosja.al ju sjell edhe një foto nga bregdeti në Livadh të Himarës, i cili duke mos pasur ndërtime nga biznesmeni në fjalë apo komplekse si “Nazar beach”, nuk ka pasur fatin të mbushet me njerëz që të shijojnë detin e kësaj zone.

    Livadh, Himarë

    Të ketë vallë një ‘çelës’ ky resort që e mban larg Covid-19?

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment