Art&Argëtim

“Jep rezultat!” Shkencëtarët rusë testojnë vaksinën kundër Covid-19 tek vetja

24 Maj 2020, 11:32 Nga DOSJA
“Jep rezultat!” Shkencëtarët rusë testojnë

RUSI- Shkencëtarët në Rusi kanë nisur të kryejnë testimin e një vaksine kundër koronavirusit tek vetja, pasi sipas tyre ato japin efekt. Sipas mediave të huaja ata nuk kanë marrë ndonjë urdhër zyrtar por megjithatë ata nisur këtë veoprim për të oarë rezultatet.

Mediat bëjnë me dije se testi është kryer nga punonjësit në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, në Moskë. Personat që morën pjesë kanë fituar imunitet ndaj virusit, pa efekte anësore. Sipas drejtorit të qendrës së kërkimit, Alexander Ginzburg, ky është një hap drejt testimeve të sanksionuara nga shteti.

“Ne do ta konsiderojmë të suksesshëm eksperimentin kur të marrim lejen për testime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe t’i kryejmë ato”– tha Ginzburg.

Ai shton se shkencëtarët zgjodhën të vetëvaksinohen jo vetëm për të vërtetuar efektivitetin e vaksinës që kishin krijuar, por edhe për të mbrojtur veten nga virusi dhe për të fituar imunitet.

Burimi: RT

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete alexander ginzburg alexander ginzburg

Sondazh

Poll