Bujar Asqeriu kundër shembjes së TK: Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës, as ‘El Chapo’ nuk u sulmua me aq polic
23 Maj 2020, 16:30Nga DOSJA
TIRANË- Aktori Bujar Asqeriu ka folur sot për shembjen e Teatrit Kombëtar duke thënë se është bërë një gabim. Në një intervistë në News 24, Asqeriu ka thënë se priste reflektim nga qeveria për shembjen e Teatrit Kombëtar. Më tej ai shtoi se as kryetrafikanti i Meksikës, ‘El Chapo’ nuk u sulmua me aq policë sa shkuan natën e 17 majit në teatër dhe u dhunuan qytetarët dhe artsitët.
“Nuk doja të isha protagonist. Por kur ceka të gjitha problematikat e artistëve, nuk më tha njeri fol ti, dil ti, por i thashë prej zemrës. Më pas një sulm i paparë fyerjesh, talljesh nga më të paimagjinueshmet që mund të mendoja. Më kanë quajtur edhe agjent të serbëve dhe grekëve për destabilizimin e Shqipërisë. Deri aty sa më thanë boll, boll. Shqipëria nuk ka problem vetëm Teatrin. Shqipëria nuk është vetëm Teatër. Koha vërtetoi që vërtet Shqipëria kishte dhe probleme të tjera jetike. Kur sot naftëtarët nuk po marrin rrogat, problemet e Astirit ende s’kanë zgjidhje. Unë jam qytetar para se të jetë artist.
Ne shyqyr ia arritëm të kemi mendime të ndryshme. Kjo është shumë e bukur. Por kush duhet të fitojë. Argumenti. Unë s’kam qenë asnjëherë me Aleancën. Kisha mendim tjetër. Mendimi im ishte që ishim skalion artistik. Nuk kisha pse t’i bija derën e partisë politike, këta i binin partive. Por përderisa shkonin në parti, çfarë do të thotë kjo. Ne duhet të zgjonim artistët, rininë, qytetarët. Më pas kur i thërriste Presidenti, i thoja ore shkuat, po, po mua pse s’më njoftuat. Unë s’mund të bëhesha protagonist dhe të luftoja në mullinjtë e errës. Metodat e vjetra përça dhe sundo vijojnë. Teatri nuk është pronë partie, por e kombit. Nuk bëhet me grushta Teatri. Teatrin e mbron Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Maks Velo. Prisja që qeveria t’i vinte gishtin kokës. Po bën atë nëdrhyrje barbare, as El Chapo, kryetrafikanti i Meksikës nuk u sulmua me aq policë”, u shpreh ndër të tjera aktori i nohur.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Aktori i njohur, Bujar Asqeriu, ka folur sot për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh se ditët kur u shemb Teatri Kombëtar ka pasur një proble...
TIRANË– Pak ditë më parë blogerj e njohur shqiptare Lori Hoxha publikoi disa foto ku tregoi se ka ndryshuar luk. Ajo kishte prerë flokët në stilin e vjetë...
ZVICËR– Kanë kaluar mbi 2 muaj kur i gjithë vendi u izolua si shkak i koronavirusit e për këtë arsye reperi i njohur shqiptar qëndroi kaq gjatë pa takuar ...
Tiranë- Ditën e sotme Angela Martini ka ditëlindjen dhe mbush 34-vjeç. Në rrjetet sociale ajo na ka treguar edhe dhuratën që i ka bërë partneri i saj. Si...
SPANJË-Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari më në fund ka publikuar më në fund foton me barkun e rrumbullakosur.Ndonëse prej muajsh ajo e mbajti të fsh...
Itali- Vajza e Ornella Mutit, Naike Rivelli ka rëmbyer sërish vëmendjen e të gjithëve, pasi ka publikuar foto në Instagram duke bërë seks. Vajza e aktores së nj...
ZVICËR– Masat drastike të vendosura prej më shumë se dy muajsh si shkak i koronavirusit ka bërë që të gjithë njerëzit të izolohen në shtëpi. Në këtë mëny...
Kënga “Wind of Change” nuk është vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të panda...
TIRANË– Eli Fara, një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar ka festuar 53-vjetorin e lindjes më datë 21 maj, ndërkohë që Shqipëria është end...