Bota

“Kërcënimet ndaj Kurtit janë të sajuara”, kryeministri në detyrë kërkon që Thaçi të merret në pyetje

23 Maj 2020, 08:19 Nga DOSJA
“Kërcënimet ndaj Kurtit janë të sajuara”,

KOSOVË– Ditën e djeshme kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të intervistojë presidentin e vendit Hashim Thaçi si dëshmitar.

“Nëse paska informacione të tilla, ai duhet t’i ndihmojë institucionet e drejtësisë të zbardhin këtë kërcënim ndaj meje. Këto janë deklarata të pamatura të presidentit të frustruar dhe në panik. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës.”-  është shprehur Kurti.

Kjo pasi një ditë më parë për mediat vendase, presidenti ka thënë se ka informacione nga shërbimet sekrete se nuk ekziston e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” prej të cilës Kurti pretendon se është kërcënuar. Thaçi më herët tha se LVV-ja e ka sajuar një “kërcënim” të tillë ndaj Kurtit.

“Komunikata e Gardës Vullnetare shqiptare është shkruar nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithcka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij. Unë do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës.”- ka thënë Thaçi.

Ndër të tjera Kurti ka thënë se do të pranojë vendimin e Gjykata Kushtetuese në lidhje me mandatarin për kryeministër të propozuar nga presidenti Thaçi, në rast se aktgjykimi përbën interpretim të Kushtetutës.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar ankesën e LVV-së për dekretimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër nga presidenti Thaçi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci albin kurti hashim thaci

Sondazh

Poll