Art&Argëtim

Shkencëtarët në Milano bëjnë zbulimin e ri: Një tjetër shenjë e Covid-19 është dhe rritja e presionit të gjakut

22 Maj 2020, 15:24 Nga DOSJA
Shkencëtarët në Milano bëjnë zbulimin e ri: Një

MILANO- Një ekip nga Universiteti Shtetëror i Milanos ka zbuluar se mes shenjave për të dalluar koronavirusin ekziton edhe një tjetër. Sipas tyre është zbuluar se rritja e presionit të gjakut është një nga shenjat që një person mund të jetë i prekur nga Covid-19.

Si rritet presioni?

Ndërsa problemet e frymëmarrjes bëhen gjithnjë e më serioze, Covid evoluon në një patologji vaskulare që përcakton paqëndrueshmërinë hemodinamike. Studimi, i kryer nga Universiteti Shtetëror i Milano midis dy grupeve kërkimore, klinika dhe laboratori, dhe I botuar në revistën e specializuar ‘Evropian Journal Respirator’, tregon se si disa të infektuar nga koronavirusi mund të pësojnë një degradim progresiv të funksionalitetit të indit që mbulon sipërfaqja e brendshme te enëve të gjakut dhe që shoqërohet me një rritje të presionit, apo thënë ndryshe hypertension.

Shoqata Italiane e Hipertensionit Arterial tregon se në Itali hipertensioni prek mesatarisht 33% të burrave dhe 31% të grave.

Burimi:ilmessaggero.it

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll