Bota

Tragjike në Itali, po rikonstruktonte një banesë, shqiptari bie nga 18 metra lartësi dhe humb jetën

22 Maj 2020, 13:54 Nga DOSJA
Tragjike në Itali, po rikonstruktonte një banesë, shqiptari bie

ITALI-Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ai ka rënë nga skela, nga një lartësi 18m, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Scandicci, gjatë rikonstruksionit të një banese. Menjëherë në vendngjarje erdhi policia dhe ndihma e shpejtë. Sipas të dhënave të policisë, shqiptari punonte për një firmë ndërtimi me zyra në Milano.

Pas ngjarjes ka reaguar kryetari i Bashkisë në Scandicci, Sandro Fallani, i cili u shpreh se kjo ishte një ditë e trishtë për qytetin.

“Jemi thellësisht të prekur, jo vetëm unë por edhe komuniteti. Jemi të mërzitur dhe të hidhëruar sesi njerëzit humbin jetën në punë akoma”, u shpreh ai.

Marrë nga Gonews

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali shqiptari bie nga skela itali shqiptari bie nga skela

Sondazh

Poll