Bota

Zelanda e Re prodhon qenin robot që kujdeset për bagëtitë (VIDEO)

22 Maj 2020, 12:58 Nga DOSJA
Zelanda e Re prodhon qenin robot që kujdeset për bagëtitë

ZELANDA E RE- Zhvillimi i madh i teknologjisë ka bërë që në ditët  e sotme të krijohen paisje të ndryshme që lehtësojnë ose përgjysmojnë  punën që duhet të bëjë njeriu. Duke i kursyer kështu kohën dhe  energjinë.

Nga mediat e huaja është mësuar se është arritur të krijohet një qen robot për misione kërkimi dhe shpëtimi. Ky robot është dërguar në një fermë delesh në Zelandën e Re, ku kompania teknologjike “Rocos” po eksploron se si roboti “Spot” mund të shfrytëzohet edhe për blegtori.

Dizajni i tij bën të mundur navigimin në terrene sfiduese, ndërsa tani  po shqyrtohen mundësitë e shfrytëzimit për aspekte të tjera.

“Ishim të interesuar të shohim çfarë përmban e ardhmja për robotikën dhe kemi menduar se ndoshta do të ishte interesante ta dërgojmë ‘Spotin’ në një fermë delesh.”- ka deklaruar David Inggs nga kompania “Rocos”.

Ndër të tjera ai ka thënë se qentë realë nuk e pëlqejnë fare ‘Spotin’ dhe e shohin si një makinë të çuditshme ose si kafshë të pazakontë, por delet nuk kanë bërë reagime të çuditshme përveçse janë larguar nga ‘Spoti’ sikur të ishte një qen tjetër.

Megjithëse janë konfirmuar rezultate pozitive, kjo kompani ka thënë se ‘Spoti’ nuk mund zëvendësojë kurrë qentë që kujdesen për delet.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota spot zelanda e re spot zelanda e re

Sondazh

Poll