Bota

Studentja shqiptare në Kananda, shpallet fituese e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e 2020

22 Maj 2020, 13:36 Nga DOSJA
Studentja shqiptare në Kananda, shpallet fituese e Çmimit

KANADA – Studentja shqiptare, Qëndresa Sahiti është një ndër 10 fitueset e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada.

Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se ajo është e sapo diplomuar me titull nderi nga dega e shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada.  Qëndresa sapo është çertifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”.

Sahiti është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada e ardhur me familjen e saj si refugjatë. Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit.

Ajo  kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kanada qëndresa sahiti kanada qëndresa sahiti

Sondazh

Poll