‘Më ngatërruan me Niçen e Shijakut’/ Alfred Lela flet nga protesta pas dhunës: S’e fal Ramën dhe Sandër Leshin! Por
20 Maj 2020, 18:04Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Alfred Lela ka mbajtur një fjalim në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Lela foli për dhunën që u ushtrua ndaj tij nga Policia e Shtetit.
Në fjalën e tij, Lela shtoi se i falte efektivët e Policisë, por nuk do ta falte kryemnistrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Më thanë se më kishin ngatërruar me Niçen, m’u bë qejfi se mendova për filozofin gjerman. Por më thanë më pas se më kishin ngatërruar me Niçen e Shijakut. E keni parë historinë time që është vetëm një pjesë. Unë jam një hero episodic. Unë erdha këtu sot për të përshëndetur heronjtë e vërtetë, me H të madhe, Edmond Budinën, Neritan Liçajn, Mehdi Malkajn, e shumë e shumë të tjerë. I kam falur policëve, pasi janë bija dhe bijë nënash. Na bën kokë turku, por nuk jemi të parët. Nuk do ta fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin. Nuk do ta fal jo se u dhunova atë ditë, nuk do ta fal sepse ishin të pazotë për ta njohur dhunën, për të qenë burra në Shqipëri dhe për të thënë; na fal se ashtu ndodhi. Që të mos keqkuptohemi; që s’kam ndërmend të marr pushkën,”-tha ai ndër të tjera.
Sot është zhvilluar protesta e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë zbritur në shesh, ku ndodhen edhe shumë qytetarë, bashkë me eksponentë të Opozitës. Ata kërkojnë ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte, në të njëjtin vend. Paralelisht u zhvillohen protesta në Durrës ku përfudnoi me dy të shoqëruar dhe në Shkodër.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një protestues 77-vjeçar, Elez Ndreu ka kërkuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti që të kandidojë në Shqipëri. Në fjalën e t...
TIRANË- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarë, artistë dhe eksponentë të Opozitës së Bashkuar kanë zbritur sot në shesh për herë të dytë për të protest...
TIRANË– Fahrije Vata prokurore në Prokurorinë e Kukësit ka përgënjeshtruar të gjitha lajmet e publikuara në media ditën e sotme, ku sipas përgjimeve ...
TIRANË– Aktori i njohur Mehdi Makaj ka mbajtur një fjalim në protestën e dytë të organizuar pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.Në fjalën e tij, ak...
Aktualitet20 Maj 2020, 16:09
TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka ka ‘shpërthyer’ kundër kryebashkiaku Erion Veliaj lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Me anë të...
TIRANË– Në kryeqytet, Aleanca për Teatrin ka mbledhur protestën e dytë pas shembjes së godinës. Megjithatë protesta po zhvillohen edhe në Durrës e Shkodër....
TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha ka komentuar lirimin e tre anëtarëve të grupit Bajri nga burgu, Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin....
TIRANË– Protesta që pritet të nisë nga momenti në moment pas shembjes së Teatrit Kombëtar, do të ketë në fokus një peticion.Dosja.al mëson se protestuesit ...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur sot në Yzberish. Mësohet se një punëtor i një pallati në ndërtim është rrëzuar nga skela.Sipas pamjeve ...
DURRËS- Drejtuesja e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Durrës, Aurora Hyka ka reaguar pas kërkesës së Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë së Durrësit...